LAJMI I FUNDIT:

408 milionë euro – marrëveshja gjigante që e bën Juventusin klub të fuqishëm financiarisht

408 milionë euro – marrëveshja gjigante që e bën Juventusin klub të fuqishëm financiarisht

Juventusi vazhdon të forcojë anën komerciale të klubit me marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi. Pas njoftimit për partneritetin e ri me kompaninë e kriptomonedhave WhiteBIT, e cila bëhet Partneri Zyrtar i mëngës së fanellës, klubi bardhezi ka finalizuar një tjetër kontratë madhore, kësaj radhe me Adidas.

Sipas raportimeve të Tuttosport, marrëveshja me Adidas ka zgjatur deri në vitin 2038, duke vazhduar bashkëpunimin aktual që skadon në 2028.

Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 408 milionë euro, që do të thotë rreth 43 milionë euro në vit për klubin torinez.


Ky nuk do të jetë një bashkëpunim i zakonshëm sponsorizimi. Adidas pritet të përfshihet më thellë në projekte të përbashkëta, përfshirë organizimin e një pjese të kampit stërvitor parasezonal të Juventusit në Herzogenaurach, në fillim të gushtit.

Ndërkohë, klubi konfirmoi më herët se Jeep dhe Visit Detroit do të jenë sponsorët kryesorë të fanellave për sezonin 2025-26.

Të gjitha këto marrëveshje janë negociuar nga Francesco Calvo, i cili së fundmi u largua nga Juventusi për të marrë një rol të ri drejtues te Aston Villa. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Goditje brutale qysh në raundin e parë - kroatit 'i fiken dritat' nga polaku i pamposhtur

Goditje brutale qysh në raundin e parë - kroatit 'i fiken dritat' nga polaku i pamposhtur

Boks
Nuk e ka në planet e tij - Alonso po e largon top yllin nga Real Madridi

Nuk e ka në planet e tij - Alonso po e largon top yllin nga Real Madridi

La Liga
Katër klubet që UEFA i ndaloi të merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve - mesin e tyre një gjigant evropian dhe ekipi maqedonas

Katër klubet që UEFA i ndaloi të merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve - mesin e tyre një gjigant evropian dhe ekipi maqedonas

Liga e Kampionëve
UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Evropës - ndër to edhe ekipi shqiptar

UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Evropës - ndër to edhe ekipi shqiptar

Liga e Evropës
Francis Ngannou i tronditi fansat me fizikun e tij - diçka e paimagjinueshme

Francis Ngannou i tronditi fansat me fizikun e tij - diçka e paimagjinueshme

Sportet Luftarake
Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

Serie A
Kalo në kategori
OSZAR »