Babë e bijë me ngjitjen më të shpejtë në Seven Summits në histori. Tashmë është bërë zyrtare! Mrika dhe Arianit Nikçi janë tashmë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness, si babë e bijë që më së shpejti në histori kanë ngjitur shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës – të njohura si Seven Summits.
Ata realizuan këtë sfidë për një vit e 202 ditë, prej datës 25 janar 2018 e deri me 15 gusht, 2019.
Ky vlerësim botëror konfirmon arritjen e jashtëzakonshme të dy alpinistëve shqiptarë, të cilët brenda vetëm kësaj periudhe kohore ngjitën majat më të larta të çdo kontinenti: Everest, Aconcagua, Denali, Kilimanjaro, Elbrus, Carstensz Pyramid dhe Vinson Massif.
Ky rekord duhet të vlerësohet veçanërisht, sepse vjen nga një vend i vogël si Kosova, një shtet i ri në skenën ndërkombëtare, por me njerëz që dëshmojnë guxim, përkushtim dhe standarde botërore.
Për shqiptarët kudo që janë, ky sukses është një burim krenarie dhe frymëzimi, duke treguar se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur mbështetet me vullnet dhe përkushtim.
Ky është një moment historik për Kosovën dhe shqiptarët, pasi për herë të parë emri i vendit tonë vendoset në Librin e Rekordeve Guinness për një arritje të këtij niveli në sportin ekstrem të alpinizmit. Ky rekord është një dëshmi e fuqishme e potencialit dhe vlerave që populli shqiptar përfaqëson në botë.
Mrika Nikçi u bë gjithashtu femra më e re në botë që ngjiti këto maja, ndërsa Arianit Nikçi udhëhoqi këtë rrugëtim si alpinist dhe prind i përkushtuar. Së bashku, ata kanë dëshmuar se ëndrrat bëhen realitet përmes guximit, disiplinës, përkrahjes familjare dhe dashurisë për natyrën.
“Kjo është një mirënjohje që shkon për të gjithë ata që besuan në rrugëtimin tonë, dhe një mesazh për të rinjtë: vendosmëria dhe pasioni mund të tejkalojnë çdo kufi”, tha Mrika pas konfirmimit të rekordit.
“Ky nuk është thjesht një sukses personal, por një vlerësim për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar. Jemi krenarë që kemi ngritur lart flamurin tonë në shtatë majat më të larta të shatë kontinenteve dhe tani edhe në historinë e rekordeve botërore”, shtoi Arianiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Klani Zaev dhe Filipçe u pasuruan gjatë krizës energjetike, populli paguante faturat e larta teksa ata jetonin në luks

“Le të flasë qytetari” – Gashi kërkon zgjedhje si rrugëdalje nga bllokada në Kuvend

LAMM: Intensiteti i trafikut është rritur, mirëpo nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mesazhe përçarëse në mure në veri të Mitrovicës, sulmohen edhe dy burra

Vdes në moshë të re diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Gjilan, vajza merret me forcë nga një i dyshuar dhe largohen drejt Prishtinës

Kujtesa që s’fiket - rrëfimet e nënave të Srebrenicës në tri dekada kërkimi për drejtësi

Temperatura të larta sot në Kosovë

Abrazhda: Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, s’ka dyshim për mbështetjen e Shqipërisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Një grua theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, vritet nga policia gjermane

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye" - përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Hamza dhe Ademi, dy trashëgimtarët e familjes Jashari, në “Air Albania” për të përkrahur Kombëtaren

F-16 ukrainas rrëzon aeroplanin rus SU-35

Starlink i Muskut përbën kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane