LAJMI I FUNDIT:

Arkeologët zviceranë flasin për zbulimin historik në Pogradec: Një pasuri unike në kontinent

Arkeologët zviceranë flasin për zbulimin historik në Pogradec: Një pasuri unike në kontinent

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë i Shqipërisë konfirmojnë Linin si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë.

Një bashkëpunim katër-vjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë përmbyll me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër me palafite në Europë.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber, e vlerësoi përkushtimin e palës shqiptare dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për shkencën dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve.


Ajo theksoi se kjo nismë shkencore e Universitetit të Bernës, është një bashkëpunim që gjithashtu rrit kapacitetet e institucioneve shkencore shqiptare.

Universiteti i Bernës konfirmon se vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë ndodhet në Pogradec
Lexo po ashtu Universiteti i Bernës konfirmon se vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë ndodhet në Pogradec

“Gërmimet kanë dhënë përsëri rezultate shumë të mira. Mund të konfirmojmë se ky se ky është vendbanimi më i vjetër në Europë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special sepse gjetjet janë shumë premtuese”, u shpreh Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, drejtues i ekipeve.

Profesori zviceran e cilësoi zonën e Linit si një nga sitet më të mirëruajtura në Europë dhe me vlera të jashtëzakonshme për të kuptuar fillimet e qytetërimit në kontinent.

“Kemi gjetur material të bollshëm arkeologjik qoftë nivelin qeramik, qoftë të veglave të punës, të kockave, të gurit”, u shpreh arkeologu Adrian Anastasi.

Gjatë misionit më të fundit, ekipet e arkeologëve kanë zhvilluar kërkime si gjatë bregut të Liqenit, ashtu edhe nën ujë. Disa nga gjetjet përfshijnë:

Hapja e llogoreve tokësore, më shumë shtylla druri të tjera të shtëpive, shtresa qeramike arkeologjike të dekoruara me impreso – një nga format më të hershme të poçarisë (Kjo provon lidhje sitit të Linit me bregdetin Adriatik).

Poashtu u gjet një rrethojë e re që e çon në pesë numrin e unazave rrethuese (mbrojtëse) të sitit, zbulohen grumbuj të mëdhenje pishash të cilat mendohen se janë mbetje të një apo disa shtëpive, për herë të pare përputhen kronologjitë e unazave të pemëve të sitit të Linit me atë të Ohrit – dendrokronologjia po funksionon për distanca më të gjera.

Gjithashtu pati konfirmim që Lin 3 mbulon 2,000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit.

Zbulimet në Lin dhe Buqezë po tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe institucioneve kulturore evropiane, duke e kthyer zonën në një pikë referimi për kërkimin arkeologjik dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Ky projekt, përtej vlerave shkencore, përfaqëson edhe një urë bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës në promovimin e pasurisë historike të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

Lajme
Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Lajme
Përfundon takimi Osmani - Krasniqi

Përfundon takimi Osmani - Krasniqi

Lajme
Ushtarë shqiptarë dhe austriakë në kuadër të KFOR-it zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke

Ushtarë shqiptarë dhe austriakë në kuadër të KFOR-it zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke

Siguri
Kalo në kategori
OSZAR »