LAJMI I FUNDIT:

Asencio shkruan histori të zezë, kartoni i kuq ndaj Pachuca më i hershëm ndonjëherë

Asencio shkruan histori të zezë, kartoni i kuq ndaj Pachuca më i hershëm ndonjëherë

Real Madridi po përballet me skuadrën meksikane Pachuca në raundin e dytë të Kupës së Botës për Klube dhe mbylli pjesën e parë me epërsi 2-0, duke e shtuar në pjesën e dytë edhe për një gol.

Megjithatë, vëmendja u përqendrua te një moment i pazakontë dhe historik që ndodhi në minutën e 7-të të ndeshjes.

Gjyqtari Ramon Abatti akordoi një karton të kuq direkt për 22-vjeçarin Raul Asencio pas një ndërhyrjeje ndaj Salomon Rondon, i cili ishte në pozicion të qartë për gol.


Ky përjashtim është tashmë zyrtarisht më i hershmi në historinë e garave ndërkontinentale të klubeve – në të gjitha formatet që nga viti 1960.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Matheus Pereira i Al-Hilal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të gjatë ndeshjes për vendin e tretë në edicionin e vitit 2022.

Ky rast shënon gjithashtu herën e parë që nga janari i vitit 2021 që një lojtar i Real Madridit përjeton një përjashtim kaq të hershëm në një ndeshje. Atëherë, ishte Eder Militao ai që u ndëshkua me të kuq në minutën e 9-të kundër Levantes në La Liga. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier po vjen me një ndryshim radikal sezonin e ardhshëm - kjo nuk është parë më herët

Liga Premier po vjen me një ndryshim radikal sezonin e ardhshëm - kjo nuk është parë më herët

Premier League
Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të transferohet tek Monaco

Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të transferohet tek Monaco

Ndërkombëtare
Lëndohet veterani i Real Madridit – pritet të mungojë rreth një muaj

Lëndohet veterani i Real Madridit – pritet të mungojë rreth një muaj

Ndërkombëtare
Nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos, ylli i Real Madridit i vetëofrohet Galatasarayt

Nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos, ylli i Real Madridit i vetëofrohet Galatasarayt

Ndërkombëtare
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona

Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona

La Liga
Milani ndërpret bisedimet me Leverkusenin për Granit Xhakën, mësohet arsyeja

Milani ndërpret bisedimet me Leverkusenin për Granit Xhakën, mësohet arsyeja

Serie A
Kalo në kategori
OSZAR »