Personazhet si “Bombardino Crocodilo, Ballerina Cappuccina, Cappuccino Assassino dhe Tralalero Tralala” janë kthyer në ikona të një fenomeni të quajtur “Italian Brainrot”, një trend viral që ka pushtuar rrjetet sociale dhe imagjinatën e fëmijëve.
Vitet e fundit, rrjetet sociale janë shndërruar në burimin kryesor të argëtimit për shumë fëmijë, duke u mbushur me lojëra dhe video të shkurtra e shumëngjyrëshe që përçojnë humor të pakuptimtë dhe skena surrealiste.
Ato janë bërë pjesë e përditshme e kohës së lirë, por gjithnjë e më shpesh lind pyetja: çfarë ndikimi kanë këto përmbajtje tek zhvillimi mendor, emocional dhe social i fëmijëve?
Psikologët Yll Avdijaj dhe Adela Bajrami në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjeve memetike dhe surrealiste, sidomos kur janë të shpejta, pa kontekst dhe me humor absurd, mund të krijojë një formë mbistimulimi të sistemit nervor dhe t’i ngatërrojnë konceptet themelore të realitetit dhe imagjinatës.
Avdijaj tha se kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët më të vegjël, të cilët ende nuk kanë zhvilluar aftësinë për të kuptuar ironinë, absurditetin apo simbolikat kulturore.

“Truri i fëmijës në moshën e hershme është shumë receptiv ndaj modeleve dhe përmbajtjeve që konsumon, ndaj në vend që të ndihmojnë për zhvillimin e të kuptuarit, këto forma përmbajtjeje mund të ndërhyjnë në ndërtimin e koherencës narrative dhe logjikës së përditshme.
Sipas tij, video të tilla mund të ngatërrojnë kufirin mes fantazisë dhe realitetit tek fëmijët.
“Përmbajtjet si videot surrealiste në TikTok, duke përfshirë fenomenin si ‘Italian brainrot’, operojnë në një zonë mes imagjinatës, nostalgjisë dhe parodisë, e që mund të jenë argëtuese për të rriturit, por për fëmijët e vegjël, këto përmbajtje mund të ngatërrojnë kufirin mes fantazisë dhe realitetit. Kjo mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët ndërtojnë narrativat e tyre të botës dhe kuptojnë lidhjen shkak pasojë. Imagjinata është jetike për zhvillimin e fëmijës, por kur është e përfshirë në përmbajtje të pakontrolluara ose shumë të ngarkuara, ajo mund të bëhet kaotike, në vend që të jetë kreative”.
Avdijaj po ashtu theksoi se ka dallim në ndikimin psikologjik të këtyre memeve te fëmijët në moshë parashkollore krahasuar me ata në moshë 8–12 vjeç.
“Dallimi është i madh. Fëmijët në moshë parashkollore (3–6 vjeç) janë në fazën e zhvillimit konkret të të menduarit, ata akoma nuk kanë një sistem të zhvilluar për të kuptuar ironinë, sarkazmën apo absurditetin. Për ta, memet surrealiste mund të jenë konfuzuese ose madje të frikshme në disa raste. Në krahasim, fëmijët në moshën 8–12 vjeç kanë më shumë kapacitet për të kuptuar simbolikën, por gjithsesi janë të ndjeshëm ndaj mbingarkesës vizuale dhe mund të zhvillojnë mospërqendrim apo ndjeshmëri të shtuar ndaj përmbajtjes që konsumojnë”, vlerësoi ai.
Psikologu po ashtu tha se përmbajtjet shumë të shkurtra si videot e TikTok-ut 5–15 sekondëshe, aktivizojnë sistemin e shpërblimit të menjëhershëm në tru, duke prodhuar dopaminë në mënyrë të përsëritur dhe pa përpjekje.

“Ky lloj konsumimi nuk mbështet ndërtimin e vëmendjes së qëndrueshme dhe mund të dobësojë aftësinë për të qëndruar me një detyrë të vetme për një kohë më të gjatë. Te fëmijët, kjo mund të luaj rol kyç në mënyrën se si truri mëson të menaxhojë informacionin, si zhvillohet përqendrimi dhe se si përballohen ndjesitë e mërzisë ose pritjes”.
Psikologu theksoi se konsumimi i tepërt i përmbajtjeve të shkurtra dhe të mbingarkuara vizualisht është i lidhur me një ulje të kapacitetit të vëmendjes, shtim të lëvizshmërisë së brendshme si nervozizëm, dhe vështirësi në përballimin e situatave që kërkojnë durim ose thellim.
“Mund të ketë ngjashmëri simptomatike, edhe pse kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht që fëmija zhvillon ADHD klinikisht. Konsumimi i tepërt i përmbajtjeve të shkurtra dhe të mbingarkuara vizualisht është i lidhur me një ulje të kapacitetit të vëmendjes, shtim të lëvizshmërisë së brendshme si nervozizëm, dhe vështirësi në përballimin e situatave që kërkojnë durim ose thellim. Disa studime sugjerojnë se përdorimi i tepërt i ekranit në fëmijërinë e hershme mund të shtojë rrezikun për zhvillim të vonuar të aftësive të vetë-rregullimit, psh: një komponent kyç që gjendet edhe në ADHD”, tha ai.
I pyetur se a rrezikshmëri që këto trende të kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve si ankthi, çrregullimi i vëmendjes ose ndjeshmëria ndaj përmbajtjeve të dhunshme, ai tha: “Patjetër se po, sidomos në mungesë të mbikëqyrjes dhe përpunimit emocional nga të rriturit. Fëmijët mund të ekspozohen ndaj përmbajtjeve që, edhe pse duken si ‘meme’, përmbajnë nëntekste të frikshme, të dhunshme ose emocionalisht destabilizuese. Kur kjo ndodh pa kontekst, pa siguri emocionale dhe pa ndihmë për ta kuptuar përmbajtjen, mund të ndikojë në rritjen e ankthit, ndjeshmëri të shtuar ndaj stimujve dhe vështirësi në menaxhimin e emocioneve”.
Avdijaj gjithashtu u shpreh se përmbajtjet e tilla mund të çojnë në vonesa në zhvillimin gjuhësor tek fëmijët e vegjël.
“Fëmijët më të vegjël janë në një fazë ku e mësojnë gjuhën përmes modelimit verbal dhe ndërveprimit njerëzor. Kur pjesa më e madhe e ndërveprimit të tyre është përmes përmbajtjeve kaotike, të shkurtra dhe gjuhësisht jo të ndërtuara mirë (siç janë shumë meme), mund të vërehen vonesa në zhvillimin gjuhësor, varfëri fjalori, ose sjellje impulsive që imitojnë karakteret e paraqitura. Po ashtu, disa fëmijë mund të shfaqin sjellje të paorganizuar, të shkujdesur ose të pakontrolluar, sepse truri i tyre mëson përmes stimulimit të vrullshëm e të çrregullt”.
Psikologu i rekomandom prindërit që nuk kanë nevojë të ndalojnë çdo formë përmbajtjeje, por të jenë të vetëdijshëm, të përfshirë dhe të flasin me fëmijët për atë që shohin. Koha cilësore dhe përmbajtja me vlerë janë shumë më të rëndësishme sesa vetëm koha përpara ekranit.
Edhe psikologia Adela Bajrami në një prononocim për Telegrafin ka thënë se memet surrealiste janë një formë e imazheve ose videove humoristike që përhapen në internet që përdorin imazhe të çuditshme, montazhe të paarsyeshme, ngjyra të forta, tinguj të frikshëm ose video absurde, duke krijuar një ndjenjë të çorientimit, shpesh pa kuptim të qartë.
Sipas saj, për shkak që fëmijët janë ende duke ndërtuar kuptimin e realitetit, logjikës dhe gjuhës ekspozimi ndaj këtyre memeve mund t’i ngatërrojnë konceptet themelore të realitetit dhe imagjinatës.

“Po ashtu të dëmtojë përpunimin e informacionit logjik dhe shkaktar-pasojë, shtojë ndjeshmërinë ndaj stimujve të fortë vizualë dhe auditivë e gjithashtu duke pasur parasysh që fëmijët shpesh modelojnë atë që shohin ata mund të shfaqin tendencë që të përsërisin sjelljen e tilla pa kuptuar se ato mund të jenë të dëmshme”.
Se sa mund të ndikojnë këto video në mënyrën se si fëmijët zhvillojnë të kuptuarit e realitetit dhe imagjinatës, Bajrami tha: “Imagjinata e fëmijëve zhvillohet gradualisht duke u bazuar në përvoja të jetës reale dhe në histori me kuptim, siç janë tregimet, përrallat, lojërat me role si psh me kukulla apo bashkëbisedimet me të rriturit dhe bashkëmoshatarët. Këto e ndihmojnë fëmijën të kuptojë se çdo ngjarje ka një fillim, mes dhe fund, dhe se personazhet veprojnë për arsye të caktuara. Por kur fëmija ekspozohet shpesh ndaj përmbajtjeve shumë të shkurtra, të shpejta dhe pa kuptim fëmijët e humbasin imagjinatën dhe kreativitetin e tyre duke bërë që fëmija të realizojë vetëm ato që ka parë në ekran”.
Dallimet mes moshave sipas saj janë të pranishme pasi që fëmijët parashkollorë janë më të cenueshëm pasi nuk kanë zhvilluar ende mekanizmat për të kuptuar që diçka është jo reale.
“Për ta, përmbajtja e çuditshme mund të jetë konfuzuese, frikësuese apo shpërqendruese ndërsa fëmijët 8–12 vjeç mund të kuptojnë më mirë natyrën e përmbajtjes, por janë në fazë zhvillimi të identitetit dhe vlerave sociale dhe këto përmbajtje mund të ndikojnë në mënyrën si ata ndërtojnë humorin, ndërveprimet sociale dhe imazhin për veten”, u shpreh psikologia.
Ajo theksoi se videot shumë të shkurtra, me ngjyra të forta, zëra të çuditshëm dhe lëvizje të shpejta, ndikojnë në tru.
“E bëjnë trurin të mësohet vetëm me gjëra të shpejta dhe të zhurmshme. Nxisin varësi dhe stimuj të menjëhershëm. Fëmija fillon të mërzitet shpejt me gjërat normale (si të lexojë një libër, shikoj një përrallë apo të luajë një lojë që kërkon përqendrim). Truri i tij nuk mëson të përqendrohet gjatë, sepse është mësuar të ndjekë shumë gjëra që ndryshojnë çdo sekondë”.
A mund të lidhet kjo formë përmbajtjeje me vështirësi në përqendrim ose simptoma të ngjashme me ADHD?
Bajrami theksoi se disa studime sugjerojnë lidhje të mundshme mes ekspozimit të shpeshtë ndaj përmbajtjeve shumë të shkurtra (si Reels, Shorts apo TikTok) dhe vështirësive në përqendrim.
“Impulsivitetit dhe nevojës për ndryshim të shpejtë të stimujve. Sjelljeve të ngjashme me ato të fëmijëve me ADHD të tipit të shpërqendruar. Kjo nuk do të thotë se këto përmbajtje shkaktojnë ADHD, por ato mund të përforcojnë simptomat ekzistuese”.
E pyetur se a ka ndonjë rrezik që këto trende të kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve si ankthi, çrregullimi i vëmendjes ose ndjeshmëria ndaj përmbajtjeve të dhunshme, ajo tha: “Po, këto trende digjitale mund të përbëjnë rrezik për shëndetin mendor dhe zhvillimin emocional të fëmijëve. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përmbajtjeve të ngarkuara me trende të shpejta dhe shpesh pa kuptim mund të shkaktojë ankth social, veçanërisht kur fëmijët ndihen të detyruar të ndjekin këto përmbajtje për të qenë ‘në modë’ ose për të mos u ndjerë të përjashtuar nga shoqëria”.
Bajrami theksoi se ky presion shoqëror ndikon në vetëvlerësim dhe rrit pasiguritë emocionale.
“Përveç kësaj, përmbajtjet që normalizojnë ose paraqesin dhunë, agresivitet verbal apo përçmim në formë ‘humori’, mund ta bëjnë fëmijën më pak të ndjeshëm ndaj emocioneve të të tjerëve dhe më të prirë t’i përceptojë sjelljet agresive si të pranueshme apo të zakonshme. Në këtë mënyrë, fëmija nuk zhvillon mjaftueshëm aftësinë për të kuptuar, ndjerë dhe menaxhuar emocionet në mënyrë të shëndetshme”.
Por, a mund të çojnë këto përmbajtje në çrregullime në zhvillimin gjuhësor apo sjellje të pakontrolluara?
“Po, veçanërisht nëse përdoren pa kufizim dhe pa ndërhyrje prindërore: zhvillimi gjuhësor mund të ndikohet negativisht për shkak të mungesës së ndërveprimit të vërtetë verbal. Shumë fëmijë mësojnë fraza pa kuptim ose në gjuhë të huaja pa strukturë, duke lënë pas dore zhvillimin e gjuhës së tyre amtare gjithashtu sjelljet e pakontrolluara ndodhin shpesh si imitim i përmbajtjeve të ekzagjeruara (ulërima, goditje, reagime impulsive), sidomos në fëmijë që nuk kanë ende aftësi të plota të vetë-rregullimit emocional”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që u promovua nga kryeministri nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese

Universiteti i Bernës konfirmon se vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë ndodhet në Pogradec

Shumica në Kuvend siguron “Badenter”, miratoi disa ligje

MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit në pozitën e u.d. drejtoreshës së Institutit Albanologjik, juridikisht i pavlefshëm

The Guardian: Sazani drejt turizmit luksoz, Ivanka Trump dhe Jared Kushner investojnë në ishullin shqiptar

Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

Kush po e teston Urën e Ibrit?, Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Gjilan

Policia e Kosovës pajiset me pesë automjete dhe një qen të racës Malinos Belg

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Thirrja e agjentit izraelit të Mossadit drejtuar gjeneralit të lartë iranian: Ke 12 orë kohë për të ikur

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një dukuri e rrezikshme në Belsh

Ngushtica e Hormuzit, çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridorin global të naftës?

Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën nukleare, nëse konfirmohet më lajmëroni menjëherë

Amerikanët publikojnë pamjet e bombarduesve B-2 para sulmit ndaj Iranit

Trump: Irani dha 'njoftim të hershëm' për 'përgjigje të dobët' dhe asnjë amerikan nuk u lëndua