Prej rreth tri javësh, Gjermania ka ashpërsuar kontrollet kufitare me vendet fqinjë. Çfarë kanë sjellë këto masa deri tani?
Presidenti i Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv për ashpërsimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë gjermanë.
Në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, ai hodhi gjithashtu poshtë kritikat e Sindikatës së Policisë, sipas së cilës Policia Federale po mbingarkohet prej kontrolleve të reja kufitare.
“Pse Policia Federale e cila sot ka rreth 56,000 punonjës, nuk qenka në gjendje të bëjë atë që më parë e bënim me 10,000 ose 30,000 oficerë?” – tha Romann për gazetën Bild am Sonntag.
Vendet fqinje kanë mirëkuptim për masat gjermane dhe me to jemi në kontakt të ngushtë, tha ai.
Sipas gazetës Bild am Sonntag, që nga fillimi i kontrolleve të ashpërsuara kufitare më 8 maj, në të gjithë kufijtë gjermanë janë regjistruar 3,387 vetë që kishin tentuar të hynin pa leje. 2,613 prej tyre nuk u lejuan të hynin.
Nga 160 persona që bënë kërkesë për azil, 125 u refuzuan. 35 refugjatëve iu lejua hyrja, sepse ishin të sëmurë ose të shoqëruar nga fëmijë.
Ministri i Brendshëm gjerman mbron kontrollet kufitare
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha gjatë një vizite në Republikën Çeke se kontrollet kufitare përbëjnë një ngarkesë pune shtesë për policinë, por bëri të qartë se ato janë të nevojshme për të zvogëluar “efektin e madh tërheqës që ka migrimi i paligjshëm”.
Disa orë pasi mori detyrën e ministrit në fillim të majit, Dobrindt urdhëroi intensifikimin e kontrolleve kufitare.
Në të njëjtën kohë ai lejoi që azilkërkuesve të mund t’u refuzohet hyrja në kufi dhe detyrohen të kthehen mbrapsht në vendin nga duan të hyjnë në territorin e Gjermanisë – veprim që u kritikua si nga opozita gjermane dhe në vendet fqinje.
Dobrindt mendon se masat për ashpërsimin e kontrolleve kufitare po japin tashmë efekt.
“Në kufijtë gjermanë nuk ka probleme”, tha Dobrindt. Ne nuk duam t’i mbingarkojmë fqinjët e Gjermanisë, “por fqinjët tanë duhet ta pranojnë gjithashtu se Gjermania nuk është më e gatshme të vazhdojë politikën e migracionit që kishte ndjekur vitet e fundit”, tha ministri. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zyrtari i lartë iranian shfaqet në ekran, pavarësisht se si Irani ashtu edhe Izraeli raportuan vdekjen e tij

Incidente në përfundim të protestës së studentëve në Beograd – detaje dhe pamje

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit dhe organizatorin e sulmit të 7 tetorit, Hakham Muhammad Issa Al-Issa

Një cigare e hedhur nga një kosovar dyshohet si shkaku i një zjarri masiv në Ulqin – dëmet mbi 2 milionë euro

Qeveria gjermane lëviz për të përshpejtuar blerjet e armëve - mes kërcënimit rus

Trump nxit armëpushimin në Gaza - zbulohen disa nga kushtet e propozimit të fundit

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit dhe organizatorin e sulmit të 7 tetorit, Hakham Muhammad Issa Al-Issa

Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare – Vuçiq paralajmëron dhunë

Netanyahu shpalli fitoren ndaj Iranit, por sondazhet tregojnë se "shumë izraelitë nuk i besojnë atij"

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë