Në ditën kur nisi lufta Izrael-Iran, çmimi mesatar i importit për litër nafte ishte 49 centë, pa taksa, apo rreth 99 centë me taksa. Ndërsa, të shtunën e kaluar, çmimi mesatar i importit për një litër naftë ishte 57 centë – pa taksa, ndërsa me taksa 1 euro e 9 centë. E në treg, është duke u shitur rreth 1 euro e 32 centë. Gjatë ditës, ka reaguar ministria e Industrisë, që vendosi të aktivizojë çmimet tavan për 90 ditë.
Deri në 1 euro e 32 centë kushton një litër naftë në pikat e shitjes me pakicë.
Ka të tjera që litrin e naftës e shesin 1 euro e 27 centë.
Ndërkaq, për naftë të performancës më të lartë litri shkon deri në 1 euro e 37 centë.
Por, bazuar në të dhënat që Doganës, më 21 Qershor çmimi mesatar i importit për një litër naftë pa taksa ishte 57 centë.
Ndërsa, kur në llogaritje hyjnë taksa doganore prej 10%, TVSH-ja 18% dhe akciza që është fikse, 36 centë për litër nafte, çmimi final i importit del se ishte rreth 1 euro e 9 centë për litër.
Marrë për referencë çmimin 1 euro e 32 centë, dallimi me atë të importit del të jetë rreth 23 centë për litër.
Madje, ditën kur nisën sulmet e Izraelit ndaj Iranit, më 13 Qershor, sipas llogaritjeve bazuar në të dhënat e Doganës, një litër naftë hyri në Kosovë për 49 centë, pa taksa.
Me taksa, çmimi final i importit del se ishte rreth 99 centë për litër.
Në të dhënat e Doganës vërehet se çmimi i naftës së importuar nga Arabia Saudite, edhe më 21 Qershor, sillej në rreth 50 centë për litër pa taksa.
Ndërsa e asaj nga Greqia sillej rreth 60 centë për litër.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e as Inspektorati i Tregut në kuadër të saj, nuk u përgjigjën nëse kanë kryer inspektime lidhur me këto dallime.
Sidoqoftë, pasditen e së martës, kjo ministri vendosi të aktivizojë çmimet tavan për 90 ditë.
“Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër”.
Referuar situatës, ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, theksoi se kompanitë po e shfrytëzojnë dobësitë e institucioneve.
“Rritja e shpejtë e çmimeve të naftës, për shkak të të ashtuquajturës rritje në bursat ndërkombëtare, dhe mos zbritja në rast se këto çmime, ky produkt, zbritet në bursat ndërkombëtare, tregon që tregu i Kosovës nuk është treg i ndërgjegjshëm, nuk është treg i drejtë, nuk është treg i rregulluar si duhet dhe institucionet nuk ndërmarrin veprimet e duhura”, ka thënë Mulaj.
Krahas nevojës që operatorët privatë të ndërtojnë besim te qytetarët, me çmime, cilësi e sasi, Mulaj përmendi pasojat e mos-veprimit të Autoritetit të Konkurrencës dhe Inspektoratit të Tregut.
“Mund të mos ketë marrëveshje të drejtpërdrejtë dhe juridike ndërmjet operatorëve të mëdhenj në treg, por realisht po t’i shohim me sy të vëmendshëm shihet që pak a shumë që të gjithë tregtarët e mëdhenj i kanë çmimet njësoj dhe në mënyrë automatike edhe i rrisin çmimet ose i zbresin çmimet sikur të kishte marrëveshje”, ka shtuar Mulaj.
Menjëherë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Iranit, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare shënuan ulje të ndjeshme./RTV Dukagjini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermania do të rrisë pagën minimale - zbulohen shifrat

A e dini se jetoni ma gjatë nëse keni Vespa?

Nxënës i dalluar? Ja si mund të fitosh pushime falas në Antalya!

EXPO REAL Kosova 2025 - Edicioni i parë i panairit të ndërtimit dhe patundshmërive

Vera është koha e lëvizjeve, dhe çdo ndalesë mund të jetë fatlume!

Për rastin 'salmonela', Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë