Darwin Nunez ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Napoli gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të fundit nga mediat e ndryshme evropiane.
Megjithatë, Liverpooli dhe Napoli ende nuk kanë arritur një marrëveshje për tarifën e kartonit të sulmuesit uruguaian.
Nunez është një nga emrat kryesorë që Napoli po shqyrton për repartin e sulmit, në një merkato që pritet të jetë e ngjeshur për klubin italian.
Kampioni në fuqi i Italisë tashmë kanë prezantuar Kevin De Bruyne dhe Luca Marianucci si përforcime të reja. Po ashtu, raportet e fundit thonë se Antonio Conte do të ketë në dispozicion edhe 200 milionë euro të tjera për afrime gjatë verës.
Darwin Nunez shihet si një përforcim i mundshëm në fazën ofensive. Liverpooli është i gatshëm ta lejojë largimin e tij, por vetëm nëse vijnë kushtet e duhura financiare.
Napoli raportohet se synon të arrijë një marrëveshje për një tarifë prej rreth 50 milionë eurosh, ose ndoshta edhe më të ulët.
Sipas Fabrizio Romano, 25-vjeçari tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Napolin. Kjo e afron edhe më shumë transferimin e tij në Serie A.
Përveç marrëveshjes mes klubeve, Napoli duhet të gjejë gjithashtu gjuhën e përbashkët me lojtarin për kushtet personale të kontratës së tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Luis Figo i thotë Real Madridit t'ia rrëmbejë top yllin Barcelonës nga dora

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

Kane injoron Messin dhe Ronaldo kur zgjedh 'sulmuesin më vdekjeprurës' para portës

Kush është "WolteMessi" - te Real Madridi shkojnë me të gjitha forcat për sensacionin më të ri të futbollit

Jeta e vështirë e tenistit jashtë top 100 - Taro Daniel rrëfen betejën me financat

Rënia masive e formës së Vinicius Jr. tregohet me shifra marramendëse

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Jo më 'masakra' me 40 euro shezlloni për kosovarët” – Ndreu: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

Ukrainasit prezantojnë bombën e tyre ‘rrëshqitëse’, publikohen pamjet e testimit

Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin kur vogëlushi iranian përplaset përtokë në aeroportin e Moskës nga një narkoman

Luis Figo i thotë Real Madridit t'ia rrëmbejë top yllin Barcelonës nga dora

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Pesë pikat kryesore nga Samiti i madh i NATO-s mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen