LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Distria Krasniqi është ngjitur në majën e ranglistës botërore të xhudos, duke u bërë jo vetëm e para në kategorinë deri në 52 kilogramë, por edhe xhudistja më e vlerësuar në të gjitha kategoritë, femra dhe meshkuj.

Pas medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror në Budapest, ajo fitoi 1400 pikë të reja, duke arritur në 7055 pikë – më shumë se çdokush tjetër në botë.

Deri tani, vendin e parë e mbante francezja Amandine Buchard me 5700 pikë, por tani ajo është e dyta në kategorinë e saj.


Renditja e re, e publikuar të hënën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e vendos Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror
Lexo po ashtu Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

Distria është sportistja me më së shumti pikë në të gjitha kategoritë, duke lënë pas edhe rivalët më të fortë te meshkujt si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895).

Kampionia botërore, Uta Abe, avancoi për gjashtë pozita dhe tani është e pesta me 4352 pikë në kategorinë e saj. Për medalje të artë, Abe që e fitoi ndaj krasniqit, u “shpërblye” me 2000 pikë në ranglistë.

Ranglista është kyçe për normat olimpike dhe pozicionimin si bartëse në garat madhore, çka e bën këtë arritje edhe më të rëndësishme për Distrinë në prag të Lojërave Olimpike. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje

PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje

Ligat tjera
Ndeshja e radhës e Real Madridit në SHBA mund të shtyhet ose anulohet

Ndeshja e radhës e Real Madridit në SHBA mund të shtyhet ose anulohet

Ligat tjera

"Ai kishte balancën perfekte" - Rrahmani vlerëson Spallettin dhe Conten, por kroati Bjelica gëzon respektin e tij

Serie A
Messi mund ta kalojë Ronaldon në një rekord të veçantë në Kupën e Botës për Klube — por jo pa pak 'ndihmë' nga FIFA

Messi mund ta kalojë Ronaldon në një rekord të veçantë në Kupën e Botës për Klube — por jo pa pak 'ndihmë' nga FIFA

Ligat tjera
E kryer, Al Hilal dhe Milan arrijnë marrëveshje për Theo Hernandez

E kryer, Al Hilal dhe Milan arrijnë marrëveshje për Theo Hernandez

Serie A
Garnacho drejt Chelseat, United synon Nkunku - këmbim i heshtur, por të dy ekipet do të paguajnë

Garnacho drejt Chelseat, United synon Nkunku - këmbim i heshtur, por të dy ekipet do të paguajnë

Premier League
Kalo në kategori
OSZAR »