LAJMI I FUNDIT:

Dominim dhe fitore me pesë gola në shtëpi, Kosova e bukur në fushë përmbys Armeninë

Dominim dhe fitore me pesë gola në shtëpi, Kosova e bukur në fushë përmbys Armeninë

Kosova ka treguar karakter dhe ka përmbysur Armeninë në një miqësore emocionuese në “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë përfundoi 2-1 për Armeninë, por Kosova u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 5-2.

Armenia e kaloi e para në epërsi në minutën e 8-të, kur portieri Amir Saipi e devijoi topin në rrjetën e vet pas një goditjeje nga Nair Tiknizyan.

Kosova reagoi me vendosmëri dhe Ermal Krasniqi goditi shtyllën pak minuta më pas.


Përpjekjet e Kosovës u shpërblyen në minutën e 23-të, kur Lumbardh Dellova lëshoi një goditje spektakolare nga 30 metra, duke barazuar rezultatin.

Armenia kaloi sërish në avantazh në minutën e 29-të, me një goditje të bukur dënimi të Eduard Spertsyan.

Kosova nuk u dorëzua dhe goditi sërish shtyllën në minutën e 38-të me Leart Paqaradën. Portieri i Armenisë, Armend Henri Avagyan, bëri disa pritje vendimtare, duke mbajtur rezultatin 2-1 deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Kosova u fut fuqishëm në lojë dhe kërkoi barazimin që në fillim.

Ky erdhi në minutën e 60-të, kur Baton Zabërxha fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë. Mërgim Vojvoda realizoi nga pika e bardhë, duke barazuar në 2-2.

Pas këtij goli, Kosova vazhdoi të dominojë dhe mori avantazhin në minutën e 71-të. Lindon Emërllahu shënoi për 3-2 pas një topi të kthyer brenda zonës.

Skuadra e Franco Fodës vazhdoi të rrezikonte portën armene: Florian Haxha pati një mundësi të artë për golin e katërt, por nuk e mposhti dot portierin Avagyan. Në aksionin pasues, Albion Rrahmani goditi shtyllën.

Por Rrahmani nuk u ndal dhe pak minuta më vonë, arriti të realizojë golin e katërt për Kosovën, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Në minutat e fundit, Kosova e kontrolloi lojën dhe me Albion Rrahmani që shënoi sërish pas një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë brenda zonës, shënoi golin e pestë për Kosovën dhe duke vulosur fitoren bindëse 5-2.

Miqësorja ndaj Armenisë ishte një provë e rëndësishme për Kosovën, e cila tregoi forcë karakteri dhe një lojë të bukur sulmuese. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Stadiumi që kushtoi 217 milionë euro për t’u ndërtuar, tani është në gjendje të mjerueshme – aty po organizohen dasma

Stadiumi që kushtoi 217 milionë euro për t’u ndërtuar, tani është në gjendje të mjerueshme – aty po organizohen dasma

Ndërkombëtare
Lojtari i Real Madridit e zuri Alonson në befasi me formën e tij fizike - e la pa fjalë

Lojtari i Real Madridit e zuri Alonson në befasi me formën e tij fizike - e la pa fjalë

La Liga
Paga marramendëse që Florian Wirtz 'do ta fitojë çdo javë' nëse përfundon transferimin te Liverpooli

Paga marramendëse që Florian Wirtz 'do ta fitojë çdo javë' nëse përfundon transferimin te Liverpooli

Premier League
Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Kombëtarja e Shqipërisë
'Mallkimi' ndaj Letonisë vazhdon, Shqipëria rrezikon Botërorin

'Mallkimi' ndaj Letonisë vazhdon, Shqipëria rrezikon Botërorin

Kombëtarja e Shqipërisë
Rafael Leao në qendër të një mega-transferimi: Bayern Munich ofron lojtar e para për yllin e Milanit

Rafael Leao në qendër të një mega-transferimi: Bayern Munich ofron lojtar e para për yllin e Milanit

Bundesliga
Kalo në kategori
OSZAR »