LAJMI I FUNDIT:

“Dukagjini” & “Pearson” prezantojnë tekstet shkollore të gjuhës angleze, një zgjedhje e sigurt për mësimdhënësit dhe nxënësit që duan suksesin

“Dukagjini” & “Pearson” prezantojnë tekstet shkollore të gjuhës angleze, një zgjedhje e sigurt për mësimdhënësit dhe nxënësit që duan suksesin

Shtëpia botuese “Dukagjini” është përfaqësuese zyrtare e shtëpisë botuese “Pearson”, për tekstet shkollore të gjuhës angleze.

Tekstet shkollore për gjuhën angleze nga “Dukagjini” dhe “Pearson”, të aprovuara nga MAShTI për përdorim në sistemin arsimor në Republikën e Kosovës, janë dëshmuar për mësimdhënie të suksesshme.

Këto tekste përputhen plotësisht me kriteret dhe standardet për tekstet shkollore të MAShTI-t.

Me librat shkollorë nga “Dukagjini” dhe “Pearson”, anglishtja mësohet në mënyrë të kuptueshme, të afërt dhe zbavitëse, çdoherë në përshtatje me nevojat dhe moshën e nxënësve.

Seritë e teksteve shkollore sipas klasave janë:

My Little Island – Niveli parashkollor; Yazoo – për klasat 1, 2 dhe 3; Today – për klasat 4, 5 dhe 6; Wider World – për klasat 7, 8 dhe 9; dhe FOCUS – për klasat 10, 11 dhe 12.

Çdo seri është përgatitur për të qenë mbështetje e plotë për ju, mësimdhënësit, si dhe për të nxitur te nxënësit dashurinë për gjuhën angleze, që nga klasat parafillore e deri në nivelin e mesëm të lartë.

-Paketa e mësimdhënësit përfshin gjithçka që ju nevojitet: Student’s Book, Activity Book dhe Teacher’s Book për çdo mësimdhënës, me të gjitha planet mësimore ditore, mujore dhe vjetore për organizim të qartë dhe të saktë sipas standardeve.

-Për këtë vit, Ditari personal i mësimdhënësit përbën një risi praktike për vlerësimin dhe evidencën individuale të vlerësimit të nxënësve.

– Materiale didaktike dhe vlerësuese: teste të gatshme me çelës, ushtrime kreative, aktivitete në grup, projekte dhe lojëra që gjallërojnë klasën.

– Audio dhe videomateriale bashkëkohore të zhvilluara në bashkëpunim me BBC-në për një përvojë më të pasur dhe tërheqëse të gjuhës.

Pajisja me materiale fizike do të bëhet para fillimit të vitit shkollor 2025/26.

Të gjitha botimet nga shtëpia botuese “Dukagjini” dhe “Pearson” janë të miratuara nga MAShTI.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është gjithmonë në kërkim të lehtësimit të metodave për mësimdhënie, por edhe inovacionit, duke sjellë në vazhdimësi risi në Kosovë dhe duke i bërë mësimdhënien dhe mësimnxënien më të dashura si për mësuesit/et, ashtu dhe nxënësit/et.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zyrtare: Vjen Vetalgo – Platforma që ta lehtëson udhëtimin!

Zyrtare: Vjen Vetalgo – Platforma që ta lehtëson udhëtimin!

Ekonomi
Hapet hoteli më ekskluziv në Shëngjin, Kompania Turistike Shpejtimi vjen me super oferta!

Hapet hoteli më ekskluziv në Shëngjin, Kompania Turistike Shpejtimi vjen me super oferta!

Ekonomi
Më shumë stil, më pak stres - zgjidh motoçikletën tënde te Auto Mita

Më shumë stil, më pak stres - zgjidh motoçikletën tënde te Auto Mita

Ekonomi
Ministria e Financave publikon udhëzuesin për përfitimin e shtesave për fëmijë dhe lehona

Ministria e Financave publikon udhëzuesin për përfitimin e shtesave për fëmijë dhe lehona

Ekonomi
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane viziton Muqa Solar, lider në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane viziton Muqa Solar, lider në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë

Ekonomi
Oldtimer Show rikthehet në Albi Mall – një udhëtim në kohë me veturat klasike më 6 korrik!

Oldtimer Show rikthehet në Albi Mall – një udhëtim në kohë me veturat klasike më 6 korrik!

Ekonomi
Kalo në kategori
OSZAR »