LAJMI I FUNDIT:

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond
Dwayne Johnson dhe vajzat e tij (Foto: Reuters)

Aktori Dwayne Johnson ka mbërritur dje në premierën e filmit të animuar “Moana 2” në Hawaii me familjen e tij.

Me atë rast ai ka mbajtur për dore vajzat e tij Jasmine (8) dhe Tianën (6) dhe i ka treguar me krenari, ndërsa atyre iu bashkua bashkëshortja e tij Lauren Hashian. Bashkëshortja e tij nuk ka qenë në fokus dhe ka qëndruar anash teksa ai ka pozuar për mediat.

Përsa i përket veshjes së tij, The Rock zgjodhi një kostum në ngjyrë nenexhik dhe në vend të një këmishe, ai kishte veshur një këmishë të poshtme në të njëjtën ngjyrë. Stilimin e ka përfunduar me këpucë ngjyrë kafe.


Bashkëshortja Lauren Hashian po pret me vajzat në sfond (Foto: Reuters)

Dwayne Johnson ishte padyshim ylli më i madh në premierë, dhe ai e trajtoi publikun me një koreografi kërcimi. Atij iu bashkuan aktoret Auli’l Cravalho dhe Any Gabrielly, të cilat dhanë zërat e tyre në filmin e animuar.

Skenari i pjesës së dytë të “Moana” fillon me Moanën që merr një telefonatë të papritur nga paraardhësit e saj shpikës, për këtë arsye ajo duhet të udhëtojë në detet e largëta të Oqeanisë, ku fillon një aventurë e rrezikshme.

Bashkëshortja Lauren Hashian po pret me vajzat në sfond (Foto: Reuters)

Meqë ra fjala, pjesa e parë e këtij seriali të animuar u publikua në vitin 2016 dhe mori komente kryesisht pozitive nga kritikët, të cilët vlerësuan animacionin, muzikën dhe performancat vokale. Filmi fitoi më shumë se 687 milionë dollarë në mbarë botën.

Në çmimet e 89-të të Academy Awards, filmi mori dy nominime për filmin më të mirë të animuar dhe këngën më të mirë origjinale për “How Far I’ll Go”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Kolami duket e mrekullueshme në bregdet me paraqitjen e saj verore

Sara Kolami duket e mrekullueshme në bregdet me paraqitjen e saj verore

Magazina
Big Mama me akuza për spektaklin

Big Mama me akuza për spektaklin "Ferma VIP": Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten për spektakël

Magazina
Genta Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen me ndryshimin drastik në pamje

Genta Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen me ndryshimin drastik në pamje

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Lily Allen në publik me humor të mirë, pas deklaratës së guximshme për abortet

Lily Allen në publik me humor të mirë, pas deklaratës së guximshme për abortet

Magazina
Diola Dosti ndan momente romantike me partnerin Eroll Belegu nga pushimet luksoze

Diola Dosti ndan momente romantike me partnerin Eroll Belegu nga pushimet luksoze

Magazina
Kalo në kategori
OSZAR »