Pas një rrugëtimi pesëvjeçar të mbushur me sfida dhe suksese, Sami Boroci ka zyrtarizuar largimin nga posti i drejtorit sportiv të KF Prishtina e Re.
Në një deklaratë emocionuese, Boroci e përshkroi këtë periudhë si një kapitull të lavdishëm, të nisur nga asgjëja, e që kulmoi me ngjitjen në Superligën e Kosovës.
“Sot, me krenarinë më të madhe, e si kampion po e përmbylli rrugëtimin tim 5 vjeçar në KF Prishtina e Re!”.
Secila periudhë e ka fundin e vetë, vetëm se dallohen për nga mënyra se si vjen fundi dhe si përmbyllen. E unë, sot po e përmbylli një kapitull plot lavdi, për të cilin gjithë jetën time kam me qenë shumë krenar. E nisëm nga asgjëja, nga ‘balta’, në kohë pandemie, me shumë pikëpyetje dhe shumë pak besim nga jashtë”.
“Por me besim të palëkundur mes nesh, me punë të ndershme, me standard të lartë profesional, dhe mbi të gjitha me zemër e pasion, ndërtuam një histori të rrallë, që kulmoni me inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Për mua, ky klub nuk ka qenë vetëm projekt profesional, ka qenë familje, shkollë e vërtetë jete dhe burim i madh krenarie”.
“Kemi sakrifikuar shumë – kohë, energji, pushime, net pa gjumë. Kemi sakrifikuar edhe me kohën e familjes, për të ndërtuar diçka që besonim se mund të jetë ndryshe. E gjithë kjo u bë me një motiv të thjeshtë: ta bëjmë realitet një ëndërr që dukej e pamundur. Jam krenar pafund për grupin që ndërtuam, për stafin, për futbollistët ndër vite që më besuan – dhe që bashkë dhamë gjithçka që ky vizion të bëhet realitet”.
“Gjithçka që u premtua, u përmbush. Këtë ua kam borxh: mirënjohje të përjetshme! Ky viti i fundit ishte më sfiduesi – edhe për shkak të ndryshimeve në strukturën e klubit dhe mendimeve ndryshe! Megjithatë, nuk u lëkundëm. Qëndruam të drejtë, e ruajtëm drejtimin e duhur, dhe e mbyllëm duke shkruajtur historinë – promovimin në Superligë!”.
“Për mua, dinjiteti është një nga vlerat më të rendësishme dhe për të nuk bejë kompromis me askë dhe asnjëherë, për asnjë çmim dhe asnjë pozitë!”.
“I gjithë ky sukses, në ketë rrugëtim kaq të gjatë e sfidues, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e deritanishme, e të pa rezervë të kryetarit të klubit Rrustem Pacolli dhe Nënkryetarit Driton Gërxhaliu, për të cilët sot shprehi mirënjohjen time më të thellë!”.
“Por, dua t’i falënderoj të gjithë ekipin tim, me të cilët e nisëm dhe rrugëtuam këto 5 vite përplot krenari, ata të ditëve të para: Gëzimin, Naserin, Eminin, Valonin, Uranin, Burimin, Flamurin si dhe ata që u bashkuan pastaj, si: Elonin, Fitimin, Artanin, Shpëtimin, Metin dhe Granitin”.
“Një falënderim i veçantë për të gjithë futbollistët që më besuan e ishin pjesë e jona këto 5 vite, ishte kënaqësi të punoj me secilin nga ju. Një mirënjohje dhë falënderim për të gjithë tifozët dhe mbështetësit tanë, për zyrtaret e menaxhmentet e institucioneve relevante me të cilat bashkëpunuam. Për fund, klubit i uroj shumë suksese në rrugëtimin në Superligë dhe realizim të objektivave në të gjitha drejtimet!”, ka shkruar Sami Boroci në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndeshja lamtumirëse e Lalës me Hannoverin, Sylejmani tregon prapaskenat dhe premtimin që ia dha vetës që të luaj para atyre shikuesve

Foda publikon emrat e lojtarëve në Listën e Pritjes: Pesë nga ta janë nga Superliga e Kosovës

Foda tregon pse u ftuar Florian Haxha nga Bundesliga 2 e Austrisë: Paraqitjet e tij më bindën

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!