Site icon Telegrafi

Formacioni i Kosovës ndaj Komoreve – shtatë ndryshime nga përballja ndaj Armenisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë një sërë ndryshimesh në formacionin bazë të ‘Dardanëve’ për ndeshjen miqësore ndaj Komoreve. 

Kosova do të përballet ndaj Komoreve me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Në përpjekje për t’i dhënë hapësira të gjithë futbollistëve që janë bërë pjesë e këtij grumbullimi, Foda ka vendosur që të bëjë plotë shtatë ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Armenisë.  

Ndryshimi i parë vjen në portë ku Visar Bekaj ka zënë vendin e Amir Saipit për këtë duel. 

Në fazën e mbrojtjes Foda i ka dhënë debutimin yllit të Prishtinës, Ron Raçit, i cili është shpërblyer për paraqitjet fantastike me kryeqytetasit në Superligën e Kosovës. 

Pasi nuk mori minuta ndaj Armenisë, si titullar e nis Florent Hadërgjonaj, teksa nga minuta e parë atij i janë bashkangjitur edhe Lindon Emërllahu dhe Donat Rrudhani. 

Në fazën e sulmit Albion Rrahmani i cili shënoi dy gola ndaj Armenisë nga banka rezervë e nis nga minuta e parë, teksa si mesfushor më i avancuar është aktivizuar edhe Meriton Korenica: 

Formacioni i Kosovës ndaj Komoreve: 

Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi, Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani, Jashari, Korenica, Rrahmani. 


Formacioni i Kosovës ndaj Armenisë: 

Saipi, Vojvoda, Krasniqi, Dellova, Paqarada, Jashari, Demaku, Rexhbecaj, Krasniqi, Asllani, Zabërgja.


Të gjitha këto ndryshime që janë bërë në përbërjen startuese janë pjesë e planit të Fodës për të parë se cilët futbollistë kanë gjasa më reale për t’u ftuar në kualifikueset e Botërorit, rrugëtim të cilin Kosova do ta nis në muajin shtator./Telegrafi/

Exit mobile version
OSZAR »