LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Gjyqtari Ramon Abe u bë i pari në histori që përdori rregullin e ri të FIFA-s, duke kryqëzuar krahët para gjoksit si shenjë e aktivizimit të protokollit anti-racizëm.

Kjo ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes së Kupës së Botës për Klube midis Real Madridit dhe Pachucas.

Real Madrid fitoi 3:1, dhe në fund të kohës shtesë, kapiteni i Pachucas, Gustavo Cabral, faulloi Antonio Rudigerin.


Pas incidentit, Rudiger reagoi verbalisht dhe i raportoi gjyqtarit se ishte fyer në mënyrë raciste nga Cabral.

Në video, shihet që Cabral e quajti dy herë “mono”, që në spanjisht do të thotë “majmun”. Abe aktivizoi protokollin e FIFA-s sipas rregullave të reja.

Protokolli parashikon tre hapa: ndalje të përkohshme të lojës, pezullim të përkohshëm të ndeshjes dhe, nëse nevojitet, ndërprerje të plotë të saj.

Meqenëse mbeteshin vetëm pak sekonda, loja vazhdoi deri në fund, ndërsa FIFA nisi procedurat disiplinore ndaj Cabral.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, deklaroi: “Racizmi nuk ka vend në futboll. Ne i besojmë Rudiger dhe e mbështesim plotësisht. FIFA tani po heton këtë rast”, tha Alonso. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli shpenzon, por Real Madridi buzëqesh: Alonso ka Wirtzin e tij – quhet Arda Guler

Liverpooli shpenzon, por Real Madridi buzëqesh: Alonso ka Wirtzin e tij – quhet Arda Guler

Premier League
Ndeshja e radhës e Real Madridit në SHBA mund të shtyhet ose anulohet

Ndeshja e radhës e Real Madridit në SHBA mund të shtyhet ose anulohet

Ligat tjera
A e mbani mend Roony Bardghjin: Barcelona e siguroi fëmijën e mrekullueshëm të lindur në Kuvajt për një shumë të vogël

A e mbani mend Roony Bardghjin: Barcelona e siguroi fëmijën e mrekullueshëm të lindur në Kuvajt për një shumë të vogël

La Liga
Darwin Nunez pranon t'i bashkohet gjigantit italian gjatë verës

Darwin Nunez pranon t'i bashkohet gjigantit italian gjatë verës

Premier League
Tronditje te Liverpooli: Konate refuzon rinovimin – rrugës për t'u larguar sikurse Arnold

Tronditje te Liverpooli: Konate refuzon rinovimin – rrugës për t'u larguar sikurse Arnold

Premier League
Liverpooli nuk ndalet, Milos Kerkez zbarkon në

Liverpooli nuk ndalet, Milos Kerkez zbarkon në "Anfield" për teste mjekësore - transferimit kompletohet për 47 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori
OSZAR »