The Insider ka siguruar qasje në qindra dokumente zyrtare në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në një burg rus, më 16 shkurt 2024.
Zyrtarisht, vdekja e Navalny iu atribuua shkaqeve natyrore dhe Komiteti Hetimor i Rusisë deklaroi në korrik se çështja “nuk ka natyrë kriminale”, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, përmbajtja e dokumenteve në posedim të The Insider tregon se autoritetet ruse i hoqën vazhdimisht referencat për simptomat që u dokumentua se vuante Navalny – simptoma që nuk përputheshin me shkakun zyrtar të vdekjes.
Siç konfirmojnë ekspertët mjekësorë, këto simptoma tregojnë qartë se Navalny ishte helmuar. Një koleksion dosjesh në dispozicion të The Insider përmban dy versione të një dokumenti të nënshkruar nga hetuesi rus Alexander Varapaev.
Dokumenti në fjalë ka të bëjë me vendimin e Komitetit Hetues rus për të mos hapur një çështje penale në lidhje me vdekjen e 16 shkurtit 2024, të liderit të ndjerë të opozitës Alexei Navalny në një burg rus. Një version i hershëm i vendimit të Varapaev përshkruan simptomat e Navalny si më poshtë:
“Më datë 16.02.2024, i dënuari A.A. Navalny ndjeu një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore teksa ndodhej në oborrin e ushtrimeve nr. 2 të EPKT-së [njësi banimi e unifikuar e tipit qeli], për të cilën informoi nëpunësin e shërbimit të institucionit, i cili e nxori këtë të fundit nga ambientet e stërvitjes në ambientet e seksionit nr.4 të EPKT-së.
“Aty, i dënuari A.A. Navalny u shtri në dysheme dhe filloi të ankohej për dhimbje në zonën e barkut; filloi nxjerrjen refleksive të përmbajtjes së stomakut, pati konvulsione dhe humbi vetëdijen, gjë që iu raportua menjëherë personelit mjekësor të institucionit korrektues”.
Simptomat e përshkruara nga Varapaev janë në përputhje me ato që do të pritej nëse Navalny do të ishte helmuar. Megjithatë, në një version të mëvonshëm (dhe përfundimtar) të të njëjtit vendim, të gjitha përmendjet e dhimbjes së barkut, të vjellave dhe konvulsioneve ishin hequr.
The Insider ka në dispozicion një dokument tjetër të rëndësishëm – një inventar të “objekteve të sekuestruara” të marra nga skena e vdekjes së Navalny. Lista përfshin “mostra të të vjellave”, të cilat dokumenti tregon se janë dorëzuar për ekzaminim. Sidoqoftë, as fakti i ekzaminimit dhe as të vjellat e Navalny nuk u raportuan zyrtarisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe dy të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

Kim Jong-un bën homazhe të rralla publike për ushtarët e Koresë së Veriut të vrarë në Ukrainë

Turqia arreston katër punonjës të një reviste satirike, për shkak të karikaturës së supozuar të Profetit Muhamed

Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim të shënjestrojë fluturaket pa pilot të rusëve që fluturojnë lart

Rusia kryen sulmin ajror më të madh deri tani në Ukrainë

Shpëtimtari grushton peshkaqenin që sulmoi një adoleshent në një plazh në Australi, publikohen pamjet e këtij momenti

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Receta të freskëta dhe të zgjuara për ditët e verës, nga frigoriferi yt me AI

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë