LAJMI I FUNDIT:

“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Albin Kurti pret në takim Amir Rrahmanin

“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Albin Kurti pret në takim Amir Rrahmanin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim kapitenin e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmani.

Në prani të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe deputetit dhe trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli, Kurti e ka uruar Rrahmanin për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga futbollistët më të mirë dhe më të suksesshëm që ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Prej Drenice në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Split, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, e më pas në Itali te Verona dhe Napoli – Amir Rrahmani është një rrugëtim suksesi për t’u ndjekur nga të gjithë sportistët tanë të rinj”, ka shkruar Kurti në rrjete sociale.


Ai theksoi se Rrahmani jo vetëm që është një dy herë kampion në Serie A me Napolin, por edhe ikonë e dashur për tifozët napolitanë, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe përkushtimit në fushë.

“E falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë – dhe unë edhe për fanellën që ma dhuroi”, shtoi Kurti.

Takimi vjen në një moment kur Rrahmani vazhdon të jetë shtyllë e mbrojtjes së Napolit dhe lider i pashmangshëm i “Dardanëve”. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Athletic Bilbao blindon Nico Williamsin me kontratë dhjetëvjeçare, ia rrit dukshëm edhe klauzolën e largimit

Athletic Bilbao blindon Nico Williamsin me kontratë dhjetëvjeçare, ia rrit dukshëm edhe klauzolën e largimit

La Liga
Salah bën një veprim shumë fisnik pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas

Salah bën një veprim shumë fisnik pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas

Premier League
Pse funerali i Diogo Jotas do të mbahet kaq shpejt pas vdekjes tragjike – zbulohen detaje të reja

Pse funerali i Diogo Jotas do të mbahet kaq shpejt pas vdekjes tragjike – zbulohen detaje të reja

Ndërkombëtare
Leipzigu po i kërkon Barcelonës shlyerjen e borxhit – blaugranasit në telashe të mëdha

Leipzigu po i kërkon Barcelonës shlyerjen e borxhit – blaugranasit në telashe të mëdha

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Real Madridit me akuza ndaj klubit spanjoll: Ma shkatërruan jetën

Ish-lojtari i Real Madridit me akuza ndaj klubit spanjoll: Ma shkatërruan jetën

La Liga
E kishte shokun më të ngushtë, Kelleher ndan shumë kujtime në dedikimin e tij për Jotan

E kishte shokun më të ngushtë, Kelleher ndan shumë kujtime në dedikimin e tij për Jotan

Premier League
Kalo në kategori
OSZAR »