LAJMI I FUNDIT:

“Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos botërore”, Driton Kuka tregon që garues nga shtete të mëdha po qëndrojnë në Pejë

“Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos botërore”, Driton Kuka tregon që garues nga shtete të mëdha po qëndrojnë në Pejë

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar me anë të profilit të tij privat në rrjetet sociale, se Peja dhe Kosova janë shndërruar edhe një herë në epiqendër botërore të xhudos, pasi garues nga shume shtete të njohura po qëndrojnë në vendin tonë.

Kosova është njëra nga shtetet më të trofeshme në dekadën e fundit në xhudon botërore, pasi ka nxjerr garues të mëdhenj si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Akil dhe Nora Gjakova, të cilat kanë fituar vazhdimisht medalje.

Rezultatet kulminante të garuesve kosovarë kanë bërë që xhudistët e shteteve botërore të vijnë në vendin tonë për të marrë mësimet më të mira për këtë sport nga trajneri Driton Kuka dhe xhudistët elitarët të vendit tonë.


“E ardhmja e ndritshme e gjeneratave të reja”, Driton Kuka me stërvitje të përbashkët me garues nga Kosova dhe Shqipëria
Lexo po ashtu “E ardhmja e ndritshme e gjeneratave të reja”, Driton Kuka me stërvitje të përbashkët me garues nga Kosova dhe Shqipëria

Kështu ka ndodhur edhe këto ditë pasi Kuka ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se në qytetin e Pejës po qëndrojnë xhudistë të shumë shteteve të fuqishme botërore.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Në Pejë këto ditë po qëndrojnë ekipe nga Bosna,Suedia,Japonia,Portoriko,

Holanda e javën tjetër do kemi edhe ekipe e garues nga Gjermania ku pos sportistëve do kem edhe Kryetarin e qytetit Potsdam një mik i madh i shqiptarëve atje e poashtu mysafir tjerë!

Peja dhe Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos Botërore!

Kosova shtet i xhudos …

Në foto xhudist nga Bosna të cilët për herë të parë erdhen në Kosovë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Arabi e bëjnë fakt të kryer, Foda do të largohet nga Kosova

Në Arabi e bëjnë fakt të kryer, Foda do të largohet nga Kosova

Kombëtarja e Kosovës
Gjiganti i Ligës Premier thuhet se ka arritur marrëveshje me Benjamin Seskon

Gjiganti i Ligës Premier thuhet se ka arritur marrëveshje me Benjamin Seskon

Premier League
Pas një transferimi prej 70 milionë eurosh, ai luan në rrugë - shikoni çfarë u bëri rivalëve të tij

Pas një transferimi prej 70 milionë eurosh, ai luan në rrugë - shikoni çfarë u bëri rivalëve të tij

Premier League
Ra nga kati i tetë i një lokali, humb jetën futbollisti shqiptar në Adelaide

Ra nga kati i tetë i një lokali, humb jetën futbollisti shqiptar në Adelaide

Ligat tjera
Largimi i De Bruyne, Guardiola emëron kapitenin e ri të Manchester Cityt

Largimi i De Bruyne, Guardiola emëron kapitenin e ri të Manchester Cityt

Premier League
Bayern Munich shikon dy yjet e Ligës Premier si alternativa ndaj Nico Williams

Bayern Munich shikon dy yjet e Ligës Premier si alternativa ndaj Nico Williams

Bundesliga
Kalo në kategori
OSZAR »