LAJMI I FUNDIT:

Kosova, me shumë ministra e pa guvernator (Video)

Kosova, me shumë ministra e pa guvernator (Video)

Si rrjedhojë e zhvillimeve të reja të krijuara në sferën e ndërtimit të institucioneve të reja, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i Guvernatorit.

Dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i nominimit të tij që të jetë pjesë përbërëse e kabinetit të ri weveritar, në postin e ministrit të Financave, të cilin e ka bartur edhe më herët.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se Hamza ka dëshmuar profesionalizëm përgjatë periudhës sa ka qenë guvernator i BQK-së dhe më herët si ministër i financave. Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha se lëvizjet e shpeshta të guvernatorëve të Bankës Qendrore të Kosovës, krijojnë pasiguri tek biznesi dhe tek vet stafi i BQK-së. Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Mustafë Kadrijaj, shprehet se ka pritur që në pozitën e ministrit e të Financave të jetë një person tjetër i cili do të ofronte profesionalizëm për këtë dikaster të ndjeshëm. /Tribuna Channel/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Ministria e Financave publikon udhëzuesin për përfitimin e shtesave për fëmijë dhe lehona

Ministria e Financave publikon udhëzuesin për përfitimin e shtesave për fëmijë dhe lehona

Ekonomi
Pse Petrol Company është ndryshe në tregun e derivateve?

Pse Petrol Company është ndryshe në tregun e derivateve?

Ekonomi
16 vjet bashkë u rritëm, ndërtuam, krijuam

16 vjet bashkë u rritëm, ndërtuam, krijuam

Ekonomi
Inaugurohen linjat e reja ajrore - nisin fluturimet nga Prishtina drejt Parisit dhe Lyonit

Inaugurohen linjat e reja ajrore - nisin fluturimet nga Prishtina drejt Parisit dhe Lyonit

Ekonomi
Paketos: Inovacioni që po revolucionarizon blerjet online nga Amerika në Kosovë

Paketos: Inovacioni që po revolucionarizon blerjet online nga Amerika në Kosovë

Ekonomi
Plotësoje ëndrrën familjare në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë!

Plotësoje ëndrrën familjare në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori
OSZAR »