LAJMI I FUNDIT:

Kreu i programit të robotëve të Tesla-s po largohet nga kompania

Kreu i programit të robotëve të Tesla-s po largohet nga kompania

Kreu i programit të robotëve humanoidë Optimus të Tesla-s, Milan Kovac, po largohet nga kompania.

Kovac tha të premten në një postim në X se “iu desh të merrte vendimin më të vështirë” të jetës së tij për t’u larguar.

“Kam qenë shumë larg shtëpisë për një kohë të gjatë dhe do të duhet të kaloj më shumë kohë me familjen jashtë vendit”, shkroi ai, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, Kovac theksoi se kjo ishte “arsyeja e vetme” dhe se mbështetja e tij për Musk dhe Tesla-n është “e patundur”.

Largimi vjen ndërsa CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka pohuar se kompania do të ketë “mijëra” robotë Optimus që operojnë në fabrikat e saj deri në fund të këtij viti.

“Dhe ne presim ta rrisim Optimus më shpejt se çdo produkt, mendoj, në histori, për të arritur në miliona njësi në vit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Musk muajin e kaluar.

Kovac punoi në Tesla për gati 10 vjet, ku pjesën më të madhe të asaj kohe e kaloi si inxhinier i nivelit të lartë në ekipin Autopilot.

Ai u caktua për të ndihmuar në drejtimin e zhvillimit të Optimus në vitin 2022 dhe u bë zëvendës-president duke mbikëqyrur programin në fund të vitit 2024.

“Unë po drejtoj programin Optimus (roboti humanoid i Teslës) dhe të gjitha ekipet e tij inxhinierike”, shkroi Kovac më parë në profilin e tij në LinkedIn. “Veçmas, unë po drejtoj gjithashtu ekipet inxhinierike përgjegjëse për të gjitha themelet e softuerit dhe infrastrukturën e përbashkët midis Optimus dhe Autopilot”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kina dërgon gjak me dron - teknologjia në shërbim të jetës

Kina dërgon gjak me dron - teknologjia në shërbim të jetës

Teknologji
Prodhuesi i telefonave inteligjentë “Made in America” ka një mesazh për Apple në lidhje me prodhimin në SHBA

Prodhuesi i telefonave inteligjentë “Made in America” ka një mesazh për Apple në lidhje me prodhimin në SHBA

Teknologji
Kur do të vjen Google Pixel 10?

Kur do të vjen Google Pixel 10?

Teknologji
Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Teknologji
Meta në bisedime mbi investimin në Scale AI që mund të kalojë 10 miliardë dollarë

Meta në bisedime mbi investimin në Scale AI që mund të kalojë 10 miliardë dollarë

Teknologji
Më në fund, WhatsApp po merr funksionin që duhej ta kishte që në fillim

Më në fund, WhatsApp po merr funksionin që duhej ta kishte që në fillim

Teknologji
Kalo në kategori
OSZAR »