LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti reagon pas medaljeve të fituara nga Distria dhe Laura

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti reagon pas medaljeve të fituara nga Distria dhe Laura

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një reagim pas medaljeve të fituara nga Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Kosova e ka përfunduar Kampionatin Botëror me sukses duke rrëmbyer dy medalje, nga tre sportistë sa ishin duke na përfaqësuar.

Fillimisht Distria arriti të fitojë medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, e pasuar nga Laura Fazliu e cila fitoi të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogramë.


Ky triumf i dyfishtë i Kosovës në Budapest ka bërë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të reagoj me krenari dhe t’i uroj të gjithë për këtë sukses.

Laura Fazliu pas triumfit në Kampionatin Botëror: Nuk ishte medalja për të cilën erdha, por jam e lumtur
Lexo po ashtu Laura Fazliu pas triumfit në Kampionatin Botëror: Nuk ishte medalja për të cilën erdha, por jam e lumtur

Postimi pa ndërhyrje i Kurtit

Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë.

Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës. Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë.

Me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.

Urime Laurës, Distrias, trajnerit Driton Kuka, Federatës së Xhudos dhe tërë komunitetit sportiv!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

La Liga
Barcelona futet në garë për yllin që Real Madridi mendon se e ka në dorë

Barcelona futet në garë për yllin që Real Madridi mendon se e ka në dorë

La Liga
Futbollisti anglez përfshihet në përleshje të turpshme në Ibiza – godet gruan me karrige

Futbollisti anglez përfshihet në përleshje të turpshme në Ibiza – godet gruan me karrige

Ligat tjera
Trajneri flet pasi kombëtarja u “përjashtua” nga Kupa e Botës për shkak të një vendimi “të pabesueshëm”

Trajneri flet pasi kombëtarja u “përjashtua” nga Kupa e Botës për shkak të një vendimi “të pabesueshëm”

Përfaqësueset
Tjetër super transferim nga Real Madridi pa paguar asnjë cent - Perez ka bindur yllin e madh

Tjetër super transferim nga Real Madridi pa paguar asnjë cent - Perez ka bindur yllin e madh

La Liga
Intensifikohet gara për shërbimet e Rodrygos, përveç Arsenalit - një tjetër gjigant e do brazilianin

Intensifikohet gara për shërbimet e Rodrygos, përveç Arsenalit - një tjetër gjigant e do brazilianin

Premier League
Kalo në kategori
OSZAR »