WhatsApp ka dërguar një paralajmërim serioz: është zbuluar një dobësi në platformën e tyre që mund të shfrytëzohet nga aktorët e këqij për të futur malware dhe marrë kontrollin e një kompjuteri të largët.
Sipas informacionit, malware përhapet përmes pamjeve dhe skedarëve që duken të padëmshëm, dhe hapja e tyre mund të shkaktojë probleme të mëdha për përdoruesit. Ajo që është thelbësore të theksohet është se kjo dobësi nuk është gjetur në aplikacionet mobile për Android dhe iPhone, por vetëm në aplikacionin për PC.
Pra, të gjithë ata që përdorin WhatsApp për Windows janë të rrezikuar. Edhe pse Meta ka paralajmëruar për këtë problem, deri tani nuk dihet nëse ka pasur abuzime të konkretizuara. WhatsApp thotë se nuk ka prova për këtë, por natyrisht, kjo nuk do të thotë se dikush nuk ka shfrytëzuar këtë mangësi. Duke marrë parasysh numrin e madh të fotove që shumë njerëz marrin përmes WhatsApp në grupe të ndryshme, është e lehtë të kalosh pa vërejtur rrezikun e mundshëm që mund të fshihet pas një fotografie që duket e pafajshme.
“Shumica e njerëzve janë pjesë e grupeve të ndryshme në WhatsApp ku shpesh ndahen fotografi dhe pikërisht në këto raste, këto dobësi bëhen veçanërisht të rrezikshme”, komentoi për “The Independent” Adam Pilton, ekspert i sigurisë kibernetike në kompaninë CyberSmart.
Për shkak të këtij rreziku real, përdoruesit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me fotografitë që marrin në WhatsApp, si dhe me ndarjen e tyre më pas.
Problemi qëndron në faktin se është e vështirë të njohësh nëse një foto që ke marrë, sidomos nga miqtë ose nga një grup në të cilin komunikon aktivisht, përmban malware.
Duke e dërguar një foto të tillë në grupe të tjera, malware mund të përhapet në masë, dhe lajm i vetëm pozitiv është se janë të rrezikuar vetëm përdoruesit e WhatsApp për Windows, dhe jo ata të aplikacioneve mobile.
Megjithatë, edhe pse shumica e përdoruesve e përdorin këtë platformë nëpërmjet telefonave inteligjentë, një numër i konsiderueshëm përdoruesish ka instaluar aplikacionin edhe në kompjuterët e tyre për komunikim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
WhatsApp po merr një veçori që do të bëjë shumë përdorues të lumtur

Google më në fund rregulloi një defekt të madh

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur “inteligjencën superkompjuterike”

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi

Milani dhe Igli Tare po mundohen të përforcojnë skuadrën e Max Allegrit: Por tre lojtarët që i do trajneri, vështirë të arritshëm

“Mundet me shku te gjakderdhja – Po m’vjen marre e knej po duhet me shku", Bekë Berisha për kuvendin

Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

“30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu

“Dhe mos gabo me gruan...se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes