Tash e tri dekada po jetojnë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ato janë zëri i Srebrenicës dhe simbol i tragjedisë që tronditi botën.
KosovaPress sjell rrëfimet e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, dhe që i mbijetuan krimeve të luftës.
23 anëtarë të familjes së Shuhra Sinanoviq, janë viktima të gjenocidit të Srebrenicës.
Ajo tregon për dhimbjen që po e përcjell tërë këto vite dhe pritjen e gjatë për drejtësi.
“E dini, tash e 30 vjet po luftojmë për të vërtetën dhe për drejtësinë, që të gjithë kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin që e meritojnë… Në gjenocidin e Srebrenicës kam humbur gjithsej 23 anëtarë të familjes, mes tyre edhe burrin tim të ndjerë. Ai kishte vetëm 32-vjeç, unë isha 29-vjeçare dhe mbeta nënë e vetme me dy fëmijë të vegjël. Ne duhet të flasim, pavarësisht se kanë kaluar 30 vjet nga fillimi i gjenocidit, dhe s’dihet sa do të durojmë ende. Por nuk do të ndalemi. Nuk jemi ndalur asnjëherë. Do të luftojmë deri në fund për të vërtetën dhe drejtësinë, që të zbulohen të gjitha varrezat masive, të ekshumohen të gjithë të zhdukurit tanë dhe të varrosen me dinjitet në Qendrën Përkujtimore në Srebrenicë – Potoçari”, rrëfen 60-vjeçarja.
Shuhra, e cila është kryetare e Shoqatës së “Grave Podrinja” thotë se edhe pas kaq shumë vjetësh nuk është vendosur drejtësia.
“Për sa i përket familjes sime, familjes Sinanoviq, ende nuk kam marrë as minimumin e drejtësisë që dikush që i ka vrarë në mënyrën më të tmerrshme të jetë dënuar. Por kemi marrë një minimum të drejtësisë sepse kemi aktgjykime për gjenocidin, kemi edhe dënime me burgim të përjetshëm. Por e dini edhe vetë, po të mos ishte Gjykata e Hagës që të sillte aktgjykime për gjenocid, nuk do t’i kishim as ato. Por falë Zotit dhe falë qëndresës dhe luftës sonë gjithë këto vite, i kemi marrë ato aktgjykime për gjenocid. Dhe falë Zotit, vitin e kaluar u miratua edhe rezoluta që ndalon mohimin e gjenocidit. Dhe javën e kaluar morëm edhe aktgjykimin e parë për një person që ka mohuar gjenocidin, nga qyteti im i lindjes, nga Vratunci, dhe ai u dënua për mohimin e gjenocidit”, deklaroi ajo.
Anëtarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Zijada Efendiq ishte 15-vjeçare në periudhën kur humbi vëllain në masakrën e Srebrenicës.
“Ne jetojmë me to (dhimbjen). Gjithmonë kemi kërkuar për të vërtetën. Në ditët, muajt dhe vitet e para pas gjenocidit, kemi jetuar me atë shpresë që të gjejmë mbetjet mortore të më të dashurve tanë, dhe kështu kalonin muajt dhe vitet. Thjesht, mësohesh me to dhe jeton me atë dhimbje, por kurrë nuk e kapërcen atë në të vërtetë. Ajo është diçka që është brenda nesh dhe do të mbetet derisa të jemi gjallë”, shprehet ajo.
Në Bosnje e Hercegovinë, më 11 korrik shënohet përvjetori i kësaj masakre ku më 1995 forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Kjo masakër u cilësua si më e ënda në Evropë qe nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë medalje presidenciale për “Nënat e Srebrenicës”, në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt kohë më parë në Prishtinë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Klekovski: Po ofrohet ndihmë maksimale për gjithë të lënduarit nga Koçani, do të arrijë dhe ekspert për amputime nga Sllovenia

Shqiptari u dënua me 11 vite për trafik droge, Home Office betejë për t’i hequr nënshtetësinë britanike

Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

S'ka më ishuj të veçuar, pesë drejtimet ku preket Shqipëria nga konflikti Izrael-Iran

Hasani thotë se Kurti i dërgoi emisarë për t’ia kërkuar votën: E refuzova, nuk e vizitoi Gjykatën Speciale

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk paraqitet në intervistim, nuk jep asnjë arsyetim

Breshka e rrallë viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Gjithçka ndodhi deri në ditën e gjashtë të sulmeve Iran-Izrael

"Paç fat": Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t'u dorëzuar

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Liverpooli “çmendet” për Isakun – gati t’i japë 177 milionë euro Newcastlet