LAJMI I FUNDIT:

Leipzigu po i kërkon Barcelonës shlyerjen e borxhit – blaugranasit në telashe të mëdha

Leipzigu po i kërkon Barcelonës shlyerjen e borxhit – blaugranasit në telashe të mëdha

Leipzig po kërkon pagesën e bonusit prej rreth 3 milionë eurosh për Dani Olmon, çka mund të komplikojë shanset e Barcelonës për transferimin e Nico Williams. 

Sipas mediumit gjerman Bild, Barcelona është e detyruar të bëjë një pagesë për transferimin e Olmos që u realizua verën e kaluar. 

Raporti shpjegon se katalanasit duhet t’i transferojnë 2.8 milionë euro klubit të Bundesligas për shkak të bonuseve të negociuara që janë për t’u paguar. 


Barcelona pagoi rreth 55 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçarit rreth një vit më parë, para se përfshirja e Olmos në ndeshje të përfundonte në kaos. 

Megjithatë, mesfushori ofensiv kontribuoi me 10 gola dhe katër asistime në 25 ndeshje të kampionatit, duke luajtur një rol vendimtar në fitimin e titullit. 

Sipas Bild, pagesa e bonusit nuk do të jetë e fundit. Nëse Olmo përmbush kritere të tjera në skuadrën e trajnerit Hansi Flick, do të shtohen edhe 4.2 milionë euro të tjera. 

Ndërkohë, situata financiare e Barcelonës nuk është aspak e lehtë për shkak të parave të Olmos. 

Barcelona po humbet shpresat për transferimin e Nico Williams
Lexo po ashtu Barcelona po humbet shpresat për transferimin e Nico Williams

Sipas raporteve, klubi po punon shumë për të siguruar transferimin e objektivit të tyre më të dëshiruar këtë verë, Nico Williams. 

Sidoqoftë, ai dëshiron një garanci që të mos përballet me një katastrofë të ngjashme me atë të Olmos gjatë regjistrimit për ndeshjet zyrtare. 

Për pasojë, thuhet se Bayern Munich po qëndron në pritje. Anësori i Athletic Bilbaos konsiderohet gjithashtu zgjidhja ideale për bavarezët./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona

Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona

La Liga
Real Madridi ka shpenzuar 178 milionë euro në këtë afat kalimtar, por planifikon të shpenzojë edhe më shumë

Real Madridi ka shpenzuar 178 milionë euro në këtë afat kalimtar, por planifikon të shpenzojë edhe më shumë

La Liga
Liverpooli i bashkohet garës së ashpër për nënshkrimin me sulmuesin francez

Liverpooli i bashkohet garës së ashpër për nënshkrimin me sulmuesin francez

Premier League
Ylli i Athletic Bilbaos është pezulluar pasi ka rezultuar pozitiv në doping pas ndeshjes me Man Utd në Ligën e Evropës

Ylli i Athletic Bilbaos është pezulluar pasi ka rezultuar pozitiv në doping pas ndeshjes me Man Utd në Ligën e Evropës

Ndërkombëtare
Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Premier League
Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori
OSZAR »