Siç kishin raportuar më parë mediat italiane, ishte vetëm çështje kohe derisa Milan dhe Torino të arrinin marrëveshjen prej 25 milionë eurosh për Samuele Riccin, kështu që kontrollet mjekësore janë planifikuar për javën e ardhshme.
Nuk ishte sekret që negociatat kishin hyrë në një fazë shumë të avancuar dhe mbetej vetëm të finalizoheshin detajet e fundit.
Milan do të paguajë 23 milionë euro, plus deri në 2 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit.
Ricci do të kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme, gjë që nuk mund të ndodhte më herët për shkak të pushimeve të tij jashtë vendit. Më pas, ai do të firmosë një kontratë pesëvjeçare.
Ai do të jetë një tjetër përforcim në mesfushë për ‘Rossonerët’, të cilët tashmë kanë një marrëveshje verbale me Luka Modric për ta afruar si lojtar të lirë.
Veterani i kombëtares së Kroacisë do të jetë i disponueshëm pasi Real Madridi të përfundojë aventurën në Kupën e Botës për Klube.
🚨🔴⚫️ Samuele Ricci to AC Milan, here we go! Deal now verbally agreed for €23m plus €2m add-ons.
Ricci has been alerted for medical as Milan and Torino will complete formal steps early next week.
Ricci will join in upcoming days then time for Modrić after World Cup. pic.twitter.com/pxn8YWrj9r
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 28, 2025
Ricci është përfolur prej vitesh për një kalim te Milan dhe do të festojë 24-vjetorin e lindjes në gusht.
Torino e kishte blerë atë nga Empoli në vitin 2022, fillimisht në huazim dhe më pas me detyrim blerjeje për një total prej 9.5 milionë eurosh plus bonuse.
Po ashtu, Torino i detyrohet Empolit 10 për qind të shumës së shitjes, që do të thotë se rreth 2.3 milionë euro do të shkojnë për klubin toskan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sensacioni i Real Madridit mund të fitojë Këpucën e Artë në Botërorin e Klubeve - renditja e golashënuesve më të mirë

Javier Tebas ia shuan shpresat Barcelonës për Nico Williams

Presidenti i La Ligas i shpall luftë FIFA-s për Botërorin e Klubeve

Ylli i Real Madridit shtynë përpara largimin nga Santiago Bernabeu

Zyrtare: La Liga shpall datat e El Clasicos për sezonin 2025/26

Di Gregorio shpëtoi Juventusin nga debakli, por jo edhe nga eliminimi përballë Real Madridit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Receta të freskëta dhe të zgjuara për ditët e verës, nga frigoriferi yt me AI

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë