Meliza Krasniqi para disa ditësh është emëruar ushtrues e detyrës së drejtoreshës së Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Në postimin e bërë në Facebook, Krasniqi kishte falënderuar Këshillin Shkencor dhe Këshillin Drejtues për besimin dhe mbështetjen, transmeton Telegrafi.
“Do të jem në detyrë si U.D. e drejtoreshës së Institutit Albanologjik deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, duke vazhduar me përkushtim punën kërkimore dhe institucionale”, kishte njoftuar Krasniqi.
Për emërimin e saj, ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), të cilët edhe kanë kontestuar këtë vendim.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se dje, me datë 23.06.2025, pa pasur një njoftim paraprak, përmes emailit zyrtar ka pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më datë 20.06.2025 është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues. Në këtë mbledhje, përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e u.d. drejtorit të Institutit Albanologjik – Prishtinë”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu, MAShTI thotë se ka pranuar njoftimin zyrtar dhe shqetësimin e dy anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik.
“Ata kanë njoftuar zyrtarisht Ministrinë se, në mungesë të materialit paraprak për shqyrtim, kanë kërkuar shtyerjen e kësaj mbledhjeje. Përkundër kësaj kërkese, ata janë të informuar se mbledhja është mbajtur, dhe sipas njoftimit, nuk ka pasur kuorum për vazhdimin e saj dhe për marrjen e vendimeve të ligjshme nga Këshilli Drejtues.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas pranimit të të gjitha informatave dhe dokumenteve zyrtare lidhur me këtë proces, do të shqyrtojë këtë vendimmarrje në pajtim me kompetencat dhe mandatin ligjor, dhe për këtë do të njoftojë institucionet dhe zyrtarët përgjegjës”, vijon reagimi.
Ndryshe, Meliza Krasniqi është bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Radev u drejtohet udhëheqësve evropianë: Është shqetësuese që Parlamenti Evropian po flet hapur për “identitetin” dhe “gjuhën”

DPHM: Nesër dhe pasnesër mot i nxehtë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut

Toshkovski: Janë pezulluar policët të përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçan

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Abdixhiku i kundërpërgjgijet Kurtit për zgjatje mandati: Njerëz që flasin gjëra pa fije inteligjence

Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Një prej indikatorëve kryesor të shëndetit mendor është gjumi – shpjegon neuropsikiatri Sami Rexhepi

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj