LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të ekspertizës mendore për Naim Murselin, drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike deklarohet për rastin

Në pritje të ekspertizës mendore për Naim Murselin, drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike deklarohet për rastin

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është parë mëngjesin e sotëm në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Murselit pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka konfirmuar për Telegrafin se Naim Murseli është i vendosur tash e disa ditë në institut, dhe se ekzaminimi psikiatrik ende nuk ka përfunduar.


“Ekzaminimi nuk është kryer ende. Instituti i Forenzikes është përgjegjës për rastin, dhe këtu do të kryhet ekzaminimi. Kohëzgjatja varet prej komisionit vlerësues”, deklaroi ai.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se me datën 9 qershor kanë lëshuar urdhërese që të kryhet ekzaminimi psikiatrik ndaj Naim Murselit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses të të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminimin Psikiatrik për të njëjtin. Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M”, ka deklaruar ajo.

Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Neurologjisë në QKUK – pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Lexo po ashtu Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Neurologjisë në QKUK – pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Kërkesa për këtë ekzaminim është bërë disa ditë më parë nga mbrojtja e tij, e cila i është drejtuar gjykatës me qëllim që të përcaktohet gjendja mendore e të akuzuarit.

Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ajo u qëllua për vdekje me armë zjarri, plumbi e kishte goditur në qafë.

Për vrasjen e 30-vjeçares janë të akuzuar Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Gjilan

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Gjilan

Kronika e Zezë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Lajme
Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

Politikë
Policia në Aeroportin e Memmingenit 'kap' shtatë kosovarë që kishin kaluar kohën e qëndrimit në Gjermani

Policia në Aeroportin e Memmingenit 'kap' shtatë kosovarë që kishin kaluar kohën e qëndrimit në Gjermani

Lajme
A e keni ditur se edhe anijet prodhohen në Kosovë? Osmani viziton në Prizren fabrikën që po sjell inovacion

A e keni ditur se edhe anijet prodhohen në Kosovë? Osmani viziton në Prizren fabrikën që po sjell inovacion

Lajme
Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave

Arsim
Kalo në kategori
OSZAR »