LAJMI I FUNDIT:

Nis ofensiva nga Arabia Saudite për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës

Nis ofensiva nga Arabia Saudite për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës

Barcelona synon të bëjë të paktën disa përforcime gjatë kësaj vere, por për ta realizuar këtë, së pari duhet të organizojë largimet.

Alex Valle tashmë është larguar, dhe një tjetër mbrojtës mund ta ndjekë atë drejt daljes nga klubi në javët në vijim.

Disa lojtarë janë përfolur për një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës, përfshirë Marc-André ter Stegen, Ronald Araújo dhe Pablo Torre.


Së fundmi është shtuar një emër i ri në këtë listë, pasi Mundo Deportivo raporton se Arabia Saudite do të bëjë përpjekje për të transferuar Andreas Christensen.

Christensen ka kaluar 12 muaj të vështirë, pasi për shkak të dëmtimeve të shumta luajti vetëm gjashtë ndeshje gjatë gjithë sezonit 2024/2025.

Për më tepër, kontrata e tij skadon në vitin 2026, ndaj Barcelona mund të vendosë të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, duke pasur parasysh që në repartin e qendrës së mbrojtjes tashmë ka në dispozicion Pau Cubarsí, Iñigo Martínez, Araújo dhe Eric Garcia.

Përveç interesimit nga Arabia Saudite, Christensen ka tërhequr vëmendjen edhe nga Bayer Leverkusen në javët e fundit.

Chelsea bën një ofertë të madhe për transferimin e yllit të Barcelonës
Lexo po ashtu Chelsea bën një ofertë të madhe për transferimin e yllit të Barcelonës

Megjithatë, asnjë nga klubet e përfshira në garë nuk ka bërë ende një ofertë konkrete, edhe pse pritet që të ketë lëvizje sapo të hapet zyrtarisht dritarja e dytë e afatit kalimtar në fillim të korrikut.

Barcelona është e hapur për shitjen e Andreas Christensen, i cili ka një pagë të lartë. Shitja e tij do të konsiderohej si fitim i pastër në kuadër të rregullave të Fair Play-it Financiar, pasi ai u bashkua me klubin si lojtar i lirë në vitin 2022, pas përfundimit të kontratës me Chelsean.

Megjithatë, reprezentuesi danez nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për t’u larguar këtë verë. Brenda ambientit të Barcelonës besohet se ai mund të zgjedhë të qëndrojë deri në përfundimin e kontratës së tij aktuale, për t’u larguar si lojtar i lirë pas 12 muajsh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës më 11 tetor

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës më 11 tetor

Kombëtarja e Shqipërisë
Nico Williams i thotë po transferimit te gjiganti evropian, por kërkon 20 milionë euro në vit

Nico Williams i thotë po transferimit te gjiganti evropian, por kërkon 20 milionë euro në vit

La Liga
Kontratë trevjeçare për ish-yllin e Bayern Munich, mësohet paga marramendëse e Leroy Sane te Galatasaray

Kontratë trevjeçare për ish-yllin e Bayern Munich, mësohet paga marramendëse e Leroy Sane te Galatasaray

Ligat tjera
Një luftëtar i ri në mesfushën e Dardanëve - Kush është Veldin Hoxha, futbollisti që la Kroacinë për ta përfaqësuar Kosovën?

Një luftëtar i ri në mesfushën e Dardanëve - Kush është Veldin Hoxha, futbollisti që la Kroacinë për ta përfaqësuar Kosovën?

Kombëtarja e Kosovës
Barcelona planifikon nënshkrimin e tretë të verës për shkak të një shitjeje të mundshme në Ligën Premier

Barcelona planifikon nënshkrimin e tretë të verës për shkak të një shitjeje të mundshme në Ligën Premier

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Alexander-Arnold nuk e mori fanellën me numër 66 te Real Madridi

Zbulohet arsyeja pse Alexander-Arnold nuk e mori fanellën me numër 66 te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori
OSZAR »