LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e ushtrimeve që shumë njerëz e harrojnë, por është shumë e rëndësishme për të gjithë trupin

Një pjesë e ushtrimeve që shumë njerëz e harrojnë, por është shumë e rëndësishme për të gjithë trupin

Nëse jeni dikush që kujdeset për pamjen dhe shëndetin tuaj, stërvitja tri herë në javë është pa dyshim rutina juaj

Ju ndoshta jeni gjithmonë në kërkim të rrobave dhe rekuizitave më të rehatshme për stërvitje, por ç’të themi për shtrirjen?

Për sa i përket shtrirjes, sipas ekspertëve profesionistë të fitnesit, shumica e njerëzve priren të anashkalojnë këtë pjesë shumë të rëndësishme të stërvitjes së tyre.


E gjejmë justifikimin e anashkalimit të shtrirjes në mungesë kohe, në faktin se mendojmë se tashmë jemi “mjaftueshëm” fleksibël, si dhe në harresën e thjeshtë dhe faktin që e konsiderojmë të panevojshme. Megjithatë, ju po i bëni dëm të madh, dhe ndoshta të pariparueshëm, trupit tuaj nëse anashkaloni shtrirjen.

Sot ju sjellim përfitimet kryesore të shtrirjes, për të cilat trupi juaj do t’ju jetë shumë mirënjohës, transmeton Telegrafi.

Reduktimi i dhimbjes së muskujve

Të gjithë e dimë atë ndjenjë kur muskujt përgjatë trupit janë të shtrënguar, të dhimbshëm dhe kur ndiheni të ngurtësuar pas stërvitjes. Kjo dhimbje është në fakt një spazmë e lehtë e fibrave të muskujve dhe produkteve të tjera të mbeturinave si acidi laktik, çfarë ndodh si rezultat i stërvitjes.
Nëse këto substanca lejohen të grumbullohen në trup, do të përjetoni dhimbje dhe ngurtësi të pabesueshme ditën pas stërvitjes.

Shtrirja mund të ndihmojë në lehtësimin e kësaj dhimbjeje duke zgjatur fibrat e muskujve dhe duke hequr produktet e mbeturinave përmes rritjes së qarkullimit. Gjatë shkëmbimit qelizor dhe largimit të produkteve të mbeturinave, muskujt marrin njëkohësisht lëndë ushqyese dhe proteina, të cilat i mbajnë indet e muskujve të shëndetshëm dhe më të gatshëm për forma të reja ushtrimesh.

Qarkullim më i mirë i gjakut

Shtrirja në mënyrë shumë efektive përmirëson qarkullimin e gjakut në trup. Kjo gjithashtu rezulton në një rrjedhje më të mirë të gjakut në muskujt tuaj. Qarkullimi më i mirë automatikisht nënkupton rritjen e shpërndarjes së lëndëve ushqyese thelbësore për indet e muskujve, si dhe heqjen e materialeve të mbeturinave dhe toksinave.

Përmirëson gamën tuaj të lëvizjes

Kur shtriheni mjaftueshëm, ju i jepni vetes liri më të madhe lëvizjeje dhe një rrezik më të ulët lëndimi gjatë stërvitjes. Këto dëmtime më së shumti kanë të bëjnë me ato në zonën e indit muskulor dhe tendinave. Gjatë shtrirjes, ju në fakt shtrini muskujt tuaj dhe ndjeni më pak tension në to, duke zgjeruar gamën tuaj të lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Me siguri i keni përbërësit në kuzhinën tuaj, tenxheret dhe tiganët do të jenë si të rinj vetëm në tre minuta me këtë truk

Me siguri i keni përbërësit në kuzhinën tuaj, tenxheret dhe tiganët do të jenë si të rinj vetëm në tre minuta me këtë truk

A e dini se...
Ata nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve, shenjat që e dinë vlerën e tyre

Ata nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve, shenjat që e dinë vlerën e tyre

Astrologji
Gjuha e trupit: Çfarë do të thotë kur dikush kërcet me gishta gjatë të folurit?

Gjuha e trupit: Çfarë do të thotë kur dikush kërcet me gishta gjatë të folurit?

Lifestyle
Gratë që magjepsin liderët: I duan të pasurit, të famshmit dhe të suksesshmit

Gratë që magjepsin liderët: I duan të pasurit, të famshmit dhe të suksesshmit

Astrologji
Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Intimitet dhe Pasion
Macet janë kanakarët më besnikë se qentë

Macet janë kanakarët më besnikë se qentë

Kërshëri
Kalo në kategori
OSZAR »