LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballësh goditi Kolumbinë

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballësh goditi Kolumbinë

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës së Rihterit ka goditur Kolumbinë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Kolumbian.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 km, tha agjencia. Sipas raportimeve të përdoruesve në SGC, tërmeti u ndje në shumë pjesë të vendit. Nuk janë raportuar viktima.

Tërmeti goditi 17 kilometra në verilindje të Paratebueno, një qytet rreth 80 km në juglindje të kryeqytetit Bogota.


Shërbimi Gjeologjik Kolumbian raportoi se disa pasgoditje të tjera me magnitudë nga 4 deri në 4.6 ndodhën në të njëjtën zonë disa minuta më vonë.

Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Riskut të Fatkeqësive tha në X se po vlerësonte situatën në disa komuna, raporton euronews.

Qëllohet në mes të fushatës, kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike - publikohen pamjet
Lexo po ashtu Qëllohet në mes të fushatës, kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike - publikohen pamjet

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregonin njerëz në Bogota që dolën nga vendet e punës për të kërkuar siguri. Pamjet nga zonat rurale treguan se nuk kishte dëme të mëdha.

Kolumbia ndodhet në Rrethin e Zjarrit të Paqësorit, një rajon i njohur për aktivitet të shpeshtë sizmik dhe vullkanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi

Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi

Evropa
Serbia nuk e tradhton Rusinë në samitin e Ukrainës - Vuçiq refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Serbia nuk e tradhton Rusinë në samitin e Ukrainës - Vuçiq refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Evropa
Norvegjia ka dërguar në fshehtësi aeroplanë të fuqishëm F-16 në Ukrainë

Norvegjia ka dërguar në fshehtësi aeroplanë të fuqishëm F-16 në Ukrainë

Evropa
Lufta si mundësi për pasurim - hulumtim për rastin e ish-presidentit rus

Lufta si mundësi për pasurim - hulumtim për rastin e ish-presidentit rus

Evropa
Trump e pranon kërkim faljen e Muskut: Shumë e ëmbël, nuk më mbetet hatri

Trump e pranon kërkim faljen e Muskut: Shumë e ëmbël, nuk më mbetet hatri

Amerika
Stuhi e fuqishme dimërore godet Afrikën e Jugut - pamje të rralla në këtë stinë

Stuhi e fuqishme dimërore godet Afrikën e Jugut - pamje të rralla në këtë stinë

Afrika
Kalo në kategori
OSZAR »