Momenti që shumë entuziastë të kriptomonedhave e kishin frikë – më në fund ka ardhur: minimi i Bitcoinit nuk është më i leverdishëm.
Minimi është një proces në të cilin kompjuterët – zakonisht të pajisur me procesorë grafikë me konsum të lartë energjie – verifikojnë transaksionet në rrjetin blockchain përmes mekanizmit të “provës së punës” (anglisht: proof of work). Si shpërblim, minuesit marrin një sasi të caktuar Bitcoin, në përpjesëtim me fuqinë që kanë investuar.
Ky model, që nga paraqitja e Bitcoinit në vitin 2009, ka qenë i leverdishëm, pasi vlera e tij ishte më e lartë se kostoja e energjisë elektrike të nevojshme për minimin.
Por, meqenëse numri i Bitcoinëve të rinj që futen në qarkullim po zvogëlohet vazhdimisht – i kufizuar në gjithsej 21 milionë – dhe konkurrenca rritet, përllogaritja ekonomike bëhet gjithnjë e më pak fitimprurëse.
Edhe pse një Bitcoin aktualisht shitet për rreth 94 mijë dollarë, kostoja e prodhimit për minuesit e vegjël kalon 137 mijë dollarë, sipas vlerësimeve më të fundit nga portali Gizmodo. Edhe për sistemet e mëdha të minimit me infrastrukturë të optimizuar, kostoja arrin rreth 82 mijë dollarë – çka do të thotë se marzhet e fitimit janë minimale dhe po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.
Për krahasim, në shtator të vitit 2024, minimi i një Bitcoin kushtonte rreth 56 mijë dollarë. Brenda më pak se një viti, kostot janë pothuajse dyfishuar, çka dëshmon se leverdishmëria e minimit po shembet me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Bitcoini dikur lavdërohej si një alternativë e decentralizuar ndaj sistemit bankar, por sot është shumë i përqendruar në duart e pak vetave.
Sipas të dhënave të disponueshme, 8 për qind e portofolëve digjitalë mbajnë mbi 98 për qind të të gjithë Bitcoinëve, ndërsa 1 për qind e përdoruesve kontrollon më shumë se 90 për qind të ofertës totale. Ideali fillestar për një shpërndarje të barabartë është zëvendësuar nga realiteti: një sistem kriptovalute i ngjashëm me financat tradicionale, por me edhe më pak rregullim.
Teknikisht, Bitcoini administrohet nga një rrjet i decentralizuar, por në praktikë vendimmarrja është e përqendruar në mesin e zhvilluesve, minatorëve të mëdhenj dhe investitorëve institucionalë – një grup që e bazon fuqinë e vet në qasjen ndaj infrastrukturës dhe kapitalit.
Kombinimi i konsumit të lartë të energjisë, kostove të larta të minimit dhe përqendrimit të madh të pronësisë e ka kthyer Bitcoinin, siç thuhet në analizë, në një instrument joefikas energjetik që i sjell përfitim kryesisht më të pasurve.
I menduar dikur si një mjet financiar demokratik, Bitcoini është shndërruar në një tjetër mekanizëm spekulativ, ku fitimi shkon te më të fuqishmit, ndërsa koston e energjisë e paguajnë të gjithë të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhvillimi i punimeve në autostradën “Ibrahim Rrugova” segmenti R7 – njoftim nga Ministria e Infrastrukturës

Shkëlqim dhe freski që zgjat edhe në ditët më të nxehta: Koleksioni më i ri nga essence!

The Weeknd vjen me filmin Hurry Up Tomorrow në CineStar – ekskluzivisht vetëm me 13 qershor!

"Kërkojmë tranzicion, jo lëmoshë", "Mos na e ndalni prodhimin", bizneset protestojnë në shesh kundër tregut të lirë të energjisë

Zhvillimi i punimeve në autostradën "Ibrahim Rrugova" segmenti R7 – njoftim nga Ministria e Infrastrukturës

Shndërroni Diellin në kursim: E tashmja dhe e ardhmja e energjisë solare me Unisolar!

Fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, Telegrafi prezanton shërbimet e veta të marketingut

Shkëlqim dhe freski që zgjat edhe në ditët më të nxehta: Koleksioni më i ri nga essence!

The Weeknd vjen me filmin Hurry Up Tomorrow në CineStar – ekskluzivisht vetëm me 13 qershor!

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Vrasësi masiv la një letër lamtumire - policia austriake beson se e di motivin që e shtyu të kryejë krimin

Egli Tako ngjall dyshime për ribashkim me Gjestin, përmes një fotografie të fundit në Instagram?

Një grua shqiptare raportohet se është vrarë në rrethana tragjike në Gjermani, u gjet pranë një pylli

Tragjedia në Austri, flet mjekja shqiptare nga Grazi

Komuna e Vitisë të mërkurën Ditë Zie pas humbjes tragjike të tre të rinjve

New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera "Shtabi i Përgjithshëm" i Beogradit