Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore

Ditët e fundit në media u raportua për praninë e salmonelës në mish pule të ngrirë, të importuar nga Rumania nga kompania përpunuese vendore, “Meka Halal Food”.
Pronari i kompanisë, Burim Piraj, ka reaguar publikisht duke sqaruar se rasti ka ndodhur vitin e kaluar dhe se mishi nuk ka hyrë kurrë për qarkullim në treg.
Në një deklaratë për Telegrafin, Piraj theksoi se importi ishte kryer sipas të gjitha rregullave ligjore, por pas analizave laboratorike rezultoi se ngarkesa përmbante salmonelë.
Ai theksoi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ngarkesa u kthye në vendin e origjinës dhe nuk është përpunuar apo shpërndarë në Kosovë.
“Ka qenë një import normal, domethënë krejt i rregullt. Nuk ka diçka kontestuese në atë rast dhe nuk ka pas as atëherë, as sot. Ka qenë import i rregullt, ka dalë të jetë me salmonelë. Kur del një produkt në import me salmonelë, ai duhet të shkatërrohet ose të kthehet në vendin e origjinës. I kemi përcjellë të gjitha procedurat ligjore në kuadër të ligjeve dhe rregulloreve të Republikës së Kosovës. Në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit të Veterinës i kemi zbatuar dhe malli është kthyer në vendin e origjinës. Kjo ka qenë e tëra”, tha ai.
Ai i cilësoi raportimet e fundit si një “shtrembërim të qëllimshëm të situatës” dhe tentativë për njollosje të reputacionit të kompanisë së tij dhe emrit të tij personal.
Piraj përmendi se nuk e përjashton mundësinë që ky sulm mediatik të jetë i lidhur me angazhimin e tij publik në mbrojtje të prodhimit vendor dhe fushatat kundër produkteve serbe, duke thënë po ashtu se do të ndjekë rrugën ligjore për të mbrojtur të drejtën dhe integritetin e kompanisë.
“Krejt ka qenë një tentim i njollosjes së kompanisë ‘Meka Halal Food’, edhe emrit tim personal, ku janë përdorë edhe fotografitë e mia, për të më njollosur sa më shumë që të mundin për arsye të panjohur…Ndoshta është aktiviteti im për mbrojtjen e prodhimit vendor, ndoshta është aktiviteti im për bojkotimin e produkteve serbe. Ndoshta ka gjëra të tjera të cilat ne nuk i dimë, po ka pas diçka që kjo punë domethënë, pas një viti deshi të shtrembërohej dhe u paraqit si e tillë. Normal, patjetër më duhet, jam i obliguar t’i përdor të gjitha të drejtave e mia ligjore për ta vënë të drejtën në vend. Po, ky është mashtrim i hapët i opinionit publik për të krijuar një antipati për të njollosur imazhin e kompanisë time, po edhe të gjithë prodhuesit vendorë, se këtu nuk është sulmuar vetëm kompania ime, por prodhimet vendore…”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu theksoi se AUV konfirmoi publikisht të mërkurën se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje të procedurave ligjore.
“Deklarata e AUV-së ka qenë pikë për pikë ajo që kam thënë edhe unë. Mishi ka qenë i izoluar në depo nën mbikëqyrje të AUV, dhe është kthyer në origjinë”.
Piraj tha se kompania e tij importon ekskluzivisht nga Gjermania, përveç rasteve të rralla kur ndalohen eksportet nga vende të caktuara për shkak të sëmundjeve si gripi i shpezëve.
“Aktualisht gjithë mishin e pulës e importojmë nga një kompani gjermane e certifikuar dhe me reputacion të lartë. Kurrë nuk kam lëshuar në treg një produkt që nuk do ta konsumoja në familjen time”, theksoi ai.
Ndryshe në disa media është raportuar se mishi ishte futur në tregun kosovar dhe përbënte rrezik për konsumatorët.
Nga ana tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sqaroi se rasti i raportuar në media është i vitit të kaluar. Ngarkesa ishte kontrolluar në pikën kufitare në Han të Elezit, dhe pas rezultateve të testimeve laboratorike, ishte ndaluar përpunimi dhe u vendos që produkti të kthehej në vendin e origjinës, gjë që edhe u realizua. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A e dini se jetoni ma gjatë nëse keni Vespa?

Projekti solar SVB 3MW në Istog drejt përfundimit – Elen Energy arrin një tjetër standard të lartë ekzekutimi

Ofertë shembullore për nxënësit shembullorë: Pushime FALAS në Antalya nga MAX Travel!

Vera është koha e lëvizjeve, dhe çdo ndalesë mund të jetë fatlume!

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

EXPO REAL Kosova 2025 - Edicioni i parë i panairit të ndërtimit dhe patundshmërive

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë