LAJMI I FUNDIT:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.   

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.   


‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.   

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.   

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.   

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë. 

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besojeni ose jo,  Barcelona i pagoi mbrojtësit 1.5 milion euro për t'u larguar nga klubi

Besojeni ose jo, Barcelona i pagoi mbrojtësit 1.5 milion euro për t'u larguar nga klubi

La Liga
Nico Williams i thotë po transferimit te gjiganti evropian, por kërkon 20 milionë euro në vit

Nico Williams i thotë po transferimit te gjiganti evropian, por kërkon 20 milionë euro në vit

La Liga
Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

Serie A

"I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në stërvitje" - Guardiola tregon një ngjarje me Agueron

Premier League
Rodrygo ishte pranë largimit nga Real Madridi, pastaj ndodh ‘telefonata’ që ndryshon gjithçka

Rodrygo ishte pranë largimit nga Real Madridi, pastaj ndodh ‘telefonata’ që ndryshon gjithçka

La Liga
Darwin Nunez do të largohet sigurt nga Liverpooli - dy opsione në tavolinë

Darwin Nunez do të largohet sigurt nga Liverpooli - dy opsione në tavolinë

Premier League
Kalo në kategori
OSZAR »