Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të rriten shtesat për lehonat.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se vlera mujore e shtesave për lehonat që janë të papuna për gjashtë muaj do të jetë nga 170 në 325.9 euro.
Ndërsa, për nënat e punësuara, përveç pagesës prej 70 për qind të pagës së tyre për gjashtë muaj nga punëdhënësi, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muajt e tjerë me 319.5 euro në muaj.
“Sot, në mbledhjen e 261-të të Qeverisë, do të miratojmë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro – aq sa është vlera neto e pagës minimale të re. Pra, për të gjitha nënat lehona, që nga ky muaj, shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje prej 91.7%, apo gati dyfishim të shtesave.
Për gjashtë muaj, shtesa e rritur përkthehet në 1,955.4 euro, dhe kur kësaj i shtojmë edhe shtesën mujore për fëmijën, që është së paku 20 euro në muaj, apo 120 euro për gjashtë muajt e parë, atëherë efektivisht del se Qeveria mbështet secilën nënë të re me 2,075.4 euro”, tha ai.
Sipas tij, për çdo fëmijë të lindur, mbështetja e Qeverisë vetëm për gjashtë muajt e parë e tejkalon vlerën prej 2 mijë eurosh.
“Krahas kësaj, ne sot do të miratojmë pagën mesatare referuese, e cila shërben për përllogaritjen e pagesës për tre muaj në nivelin 50% të pagës mesatare – që është obligim i Qeverisë për secilën lehonë të punësuar.
Pra, përveç pagesës prej 70% për gjashtë muaj nga punëdhënësi, lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje për tre muajt të tjerë nga Qeveria në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare. Krahasuar me nivelin aktual prej 223 euro, mbështetja e re paraqet një rritje prej 43.3%.
Thënë ndryshe, secila lehonë e punësuar, përveç pagesës nga punëdhënësi, do të ketë tre muaj pagesë të pushimit të lehonisë nga Qeveria në vlerë prej 319.5 euro në muaj, si dhe – në kuadër të skemës së shtesave për lehona – edhe tre muaj të tjerë nga 325.9 euro në muaj. Kur kësaj i shtohen edhe shtesat mujore për fëmijë, rezulton se edhe lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje mbi 2 mijë euro nga Qeveria, qysh në nëntë muajt e parë pas lindjes, përveç pagesës që marrin nga punëdhënësi, që është 70% e pagës për gjashtë muaj”, tha ai.
Sipas Kurtit, për të gjitha nënat lehona shtesat do të rriten që nga ky muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

Diskualifikimi i kompanive nga prokurimi publik, në mes të vakumit ligjor dhe zvarritjes në marrje të vendimit

Ymeri: Energjia, sektori ku Vetëvendosja ka pasur sukses në kapjen e shtetit

SHELL Kosova lanson lojën më të madhe shpërblyese të vitit: “Në SHELL, çdo blerje ka vlerë"

Nga Evropa në atdhe - Rezervoni biletat në MyBus për udhëtimin e rehatshëm!

CINESTAR MEGAPLEX FESTON 4DX dhe SCREENX ME BILETA 1+1

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

Telegrafi Jobs: Ura lidhëse mes profesionit dhe karrierës së suksesshme

ShopAZ, revolucioni i blerjeve online në Kosovë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Një grua theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, vritet nga policia gjermane

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye" - përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Hamza dhe Ademi, dy trashëgimtarët e familjes Jashari, në “Air Albania” për të përkrahur Kombëtaren

F-16 ukrainas rrëzon aeroplanin rus SU-35

Starlink i Muskut përbën kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane