Rasti i Victor Osimhen cilësohet si një nga më të ndërlikuarit në historinë e transferimeve – pak edhe për fajin e lojtarit

Rasti i Victor Osimhen po cilësohet si një nga më kompleksët në historinë moderne të afatit kalimtar, sipas ekspertit të njohur italian të transferimeve, Alfredo Pedullà.
Në një analizë të publikuar sot Pedullà ka dhënë shpjegimet e tij se pse ky transferim po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
“Shikoni, me Osimhen është diçka që mund të ndryshojë çdo ditë. Mendoj se ai ka qenë një nga lojtarët më të ndërlikuar në historinë e tregut në 10 vitet e fundit.”
“Ishte e komplikuar verën e kaluar, do ta mbani mend. Pastaj ai vendosi të zgjidhte Galatasarayn. Tani, nëse donte të merrte paratë, më falni nëse ju them diçka kaq qartë, pa u fshehur, ai do të ishte sulmuesi i ri i Al Hilal”, deklaroi ai fillimisht.
Pedullà konfirmon se oferta nga Arabia Saudite ishte marramendëse, duke dhënë edhe shifrat.
“Al Hilal i ofroi atij 35 milionë euro në sezon plus bonuse për të arritur në 40 milionë euro. Pastaj ishte Kupa e Botës për Klube. Dhe ai, ashtu si Theo Hernandez, vendosi të mos largohej”.
“Nuk e përjashtoj që ata mund të përpiqen përsëri, por e di që ai gjithmonë ia ka mbyllur derën Arabisë Saudite. Meqenëse nuk i pëlqen, nuk do të shkojë. Ai është ende i ri, nuk do të shkojë në moshën 27 vjeç. Duke e njohur atë, ai do të lodhej pas një jave, dy muajsh dhe pastaj do të kthehej në Itali. E dini, me para mund të bindësh këdo, por për momentin është jo”, nënvizoi Pedulla.
Në këtë situatë të ndërlikuar, edhe klubet evropiane po qëndrojnë në pritje. Pedullà tregon situatën por ndalet te Juventusi.
“Gjithashtu ju them se Galatasaray shpreson, por nuk është e lehtë, se klubet e Ligës Premier deri më tani nuk kanë bërë asnjë lëvizje konkrete dhe Juventusi nuk mund të përjashtohet, por është një operacion që kushton para”.
“Nëse Giuntoli do të kishte qëndruar, do t’ju kisha thënë sot se Osimhen do të kishte qenë sulmuesi i ri i Juventusit me një siguri 80% pas Kupës së Botës për Klube. Tani, pa Giuntolin, ndoshta nuk do të jetë 80%, por derisa ai të marrë një vendim, Juventusi do të ketë njëfarë shprese për ta sjellë”, ka thënë Guintoli.
Për ta përmbyllur, eksperti italian vë theksin te paqëndrueshmëria në mendimet e lojtarit, duke thënë se shpesh ndërron mendim.
“Pra, është një situatë e vështirë. Çdo ditë ai ndryshon mendje. Natën përpara mendon një gjë dhe ditën pas mendon një tjetër. Kështu që duhet të ndiqet hap pas hapi”, nënvizoi Pedulla.
Osimhen, i cili është ende nën kontratë me Napolin, ka qenë i lidhur me emra të mëdhenj si Chelsea, Arsenal, Juventus, Milan, Manchester United dhe PSG. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E ardhmja e Zenunajt ende e paqartë pas largimit nga Drita, oferta nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Agjenti i Jorrel Hatos ndodhet në Londër, po diskuton me gjigantin anglez për transferimin e mbrojtësit

Ter Stegen mund të transferohet në Ligën Premier, dy top klube angleze e duan portierin gjerman

Mësohet data kur Barcelona do të paguajë klauzolën e Nico Williams

Kërkohet nga top klubet evropiane, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen e tij

Neymar bëhet gati për të nënshkruar kontratën e re

Spastrim lojtarësh te Chelsea, shtatë prej tyre do të largohen në verë

Hetimi për racizëm në ndeshjen Real Madridi - Pachuca, FIFA del me vendim

Bayerni futet në garë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Thirrja e agjentit izraelit të Mossadit drejtuar gjeneralit të lartë iranian: Ke 12 orë kohë për të ikur

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një dukuri e rrezikshme në Belsh

Ngushtica e Hormuzit, çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridorin global të naftës?

Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën nukleare, nëse konfirmohet më lajmëroni menjëherë

Amerikanët publikojnë pamjet e bombarduesve B-2 para sulmit ndaj Iranit

Trump: Irani dha 'njoftim të hershëm' për 'përgjigje të dobët' dhe asnjë amerikan nuk u lëndua