Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatëorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë si punëdhënësit, ashtu edhe sindikatat, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.
Ky i fundit deklaroi se, pas shqyrtimeve të gjera, është gjetur një model me të cilin do të ishin të kënaqura si sindikatat, ashtu edhe punëdhënësit.
Ai njoftoi se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme, shkruan index.hr.
Qëllimi, sipas Spajiqit, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës në Mal të Zi, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar “më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive”.
Nga ana tjetër, Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi (UPCG) shprehet se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në një orar pune prej shtatë orësh.
Ndërkohë Unioni i Sindikatave të Lira thonë se e kuptojnë kundërshtimin e biznesit, por besojnë se Mali i Zi duhet të nisë në këtë drejtim.
Ndryshe, Spajiq është pjesë e strukturës politike që në vitin 2020 zëvendësoi Partinë Demokratike të socialistit, Milo Gjukanoviq në zgjedhje për herë të parë në 30 vjet.
Në qeverinë e parë pas ndryshimeve politike, Spajiq ishte ministër i Financave që hartoi projektin “Evropa Tani”, i cili rriti pagat minimale në Mal të Zi nga 222 në 450 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kriza troket në Kremlin - rishikim urgjent i buxhetit, bien të ardhurat nga nafta

Euro në rënie, ari në ngritje - ndryshim historik në financat botërore

“Wolt Kosovë & Shqipëri: Si po ndryshojmë jetën e përditshme dhe forcojmë ekonomitë lokale?”- Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të Wolt për këto dy shtete, Lisandri Dragoj

Vendoset gurthemeli i kompleksit luksoz “Porta Rai” në Ulqin, projekt që e pozicionon Malin e Zi si një destinacion premium dhe që sjell 800 vende të reja pune

Këtë verë iki valëve të nxehta!

Shkëlqim dhe freski që zgjat edhe në ditët më të nxehta: Koleksioni më i ri nga essence!

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Vrasësi masiv la një letër lamtumire - policia austriake beson se e di motivin që e shtyu të kryejë krimin

Egli Tako ngjall dyshime për ribashkim me Gjestin, përmes një fotografie të fundit në Instagram?

Një grua shqiptare raportohet se është vrarë në rrethana tragjike në Gjermani, u gjet pranë një pylli

Tragjedia në Austri, flet mjekja shqiptare nga Grazi

Komuna e Vitisë të mërkurën Ditë Zie pas humbjes tragjike të tre të rinjve

New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera "Shtabi i Përgjithshëm" i Beogradit