LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona

Policia e Durrësit njoftoi se ka sekuestruar 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Autoritetet arrestuan 3 persona pas operacionit të koduar “Ari i zi”, raporton A2 CNN. Në pranga ranë shtetasit: Mohammd Kahilah, Eneo Cano dhe Sushil Vema.

Gjithashtu u sekuestrua edhe anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.


Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër”, tha policia.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balestrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Lajme
“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në sy: Kam investuar kursimet e jetës në bujtina, duan të na prishin

“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në sy: Kam investuar kursimet e jetës në bujtina, duan të na prishin

Lajme
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Drejtësi
Ndryshon moti, shi dhe erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës

Ndryshon moti, shi dhe erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës

Lajme
Nga “ushtruesit” e Behramit te “cirku” i Gurit dhe ndërpreja e “telefonit” nga Dehari – humor e ironi në dështimin e radhës të Kuvendit

Nga “ushtruesit” e Behramit te “cirku” i Gurit dhe ndërpreja e “telefonit” nga Dehari – humor e ironi në dështimin e radhës të Kuvendit

Lajme
Gjykata obligon KGJK-në t’ia paguajë Fatmir Limajt mbi 57 mijë euro për qëndrimin pa të drejtë në paraburgim e arrest shtëpiak

Gjykata obligon KGJK-në t’ia paguajë Fatmir Limajt mbi 57 mijë euro për qëndrimin pa të drejtë në paraburgim e arrest shtëpiak

Drejtësi
Kalo në kategori
OSZAR »