LAJMI I FUNDIT:

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi.

Kështu tha analisti Ben Andoni në A2 CNN i cili shtoi se Serbia po e përdor paktin e arritur muaj më parë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, për të çuar përpara agjendën e saj agresive.

“Kosova dhe Shqipëria do i gjendeshin njëra-tjetrës për çdo problem. Madje edhe kur ishte pjesë e Jugosllavisë, disidenca e tyre ka qenë pro shqiptarëve. Do të doja të ishte edhe Bullgaria, sepse është një vend që i ka treguar dhëmbët Serbisë. Uroj që vendet tona ta shikojnë Serbinë ashtu siç është.  Serbia ka një ushtri shumë potente”, tha Andoni.


“Besoj që na presin kohë shumë të vështira dhe deri në momentin që Serbia të pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, ne duhet ta llogarisim jo thjesht incidente si Banjska, por edhe gjëra më të përshkallëzuara”.

Sipas tij, edhe sulmin terrorist në Banjskë, e mbyllën njerëzit e KFOR-it.

“Me gjithë respektin që kam për ata, Forcat e Sigurisë të Kosovës janë shumë të limituara para ushtrisë serbe”, tha Andoni.

“Rreziku jo vetëm është eminent, por gjithmonë e më shumë ata po e tregojnë hapur. E ç’është më e keqja, edhe pala amerikane shpreh një lloj nostalgjie për bombardimin e Serbisë. Më parë me ambasadorin Hill dhe më pas me djalin e Presidentit Trump. Kosova humbi në këto vite një gjë që do të jetë shumë e vështirë ta rikuperojë”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

Lajme
“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Siguri
Teologu shqiptar në Iran: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram

Teologu shqiptar në Iran: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram

Lajme
Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999

Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999

Lajme
Dy qëndrime brenda komunitetit mysliman shqiptar për konfliktin në Lindjen e Mesme, flet imami Lushi

Dy qëndrime brenda komunitetit mysliman shqiptar për konfliktin në Lindjen e Mesme, flet imami Lushi

Lajme
​Udhëtim vetëm për gratë, trendi turistik që po përhapet në Shqipëri

​Udhëtim vetëm për gratë, trendi turistik që po përhapet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori
OSZAR »