LAJMI I FUNDIT:

Stuhi e fuqishme dimërore godet Afrikën e Jugut – pamje të rralla në këtë stinë

Stuhi e fuqishme dimërore godet Afrikën e Jugut – pamje të rralla në këtë stinë

Një front i ftohtë i ashpër ka përfshirë Afrikën e Jugut që nga fundjava, duke sjellë reshje të dendura dëbore, ulje të temperaturave dhe ndërprerje të shërbimeve.

Provincat si Eastern Cape, KwaZulu-Natal dhe Free State kanë raportuar reshje dëbore të konsiderueshme, duke çuar në mbylljen e disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës N2.

Këto kushte të rrezikshme shkaktuan një aksident rrugor fatal përgjatë autostradës N2, ku pesë persona humbën jetën, sipas departamentit të transportit të Eastern Cape, raporton reuters.


Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut kishte lëshuar paralajmërime për një rënie të madhe të temperaturave, shoqëruar me shi të dendur, erëra të forta dhe reshje dëbore në zonat lindore.

Përveç ndërprerjeve të trafikut, moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, me shërbimin publik Eskom që po përballet me një numër të lartë thirrjesh nga qytetarët dhe po punon për rikthimin e furnizimit me energji.

Ky front i ftohtë pritet të vazhdojë deri në mesjavë. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë kushteve të motit të keq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët e NATO-s bien dakord për 'angazhim të hekurt' ndaj mbrojtjes kolektive - dhe për objektivin prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes

Aleatët e NATO-s bien dakord për 'angazhim të hekurt' ndaj mbrojtjes kolektive - dhe për objektivin prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Cilat vende do të prekeshin më shumë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani?

Cilat vende do të prekeshin më shumë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani?

Botë
Sulmet Izrael-Iran vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes - gjithçka po ndodh, MINUTË PAS MINUTE

Sulmet Izrael-Iran vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes - gjithçka po ndodh, MINUTË PAS MINUTE

Trump bën një krahasim midis bombardimeve amerikane të Hiroshimës dhe sulmeve të tij në Iran

Trump bën një krahasim midis bombardimeve amerikane të Hiroshimës dhe sulmeve të tij në Iran

Botë
Origjina, politika dhe qasja ndaj çështjes palestineze – historia e njeriut që mund të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut

Origjina, politika dhe qasja ndaj çështjes palestineze – historia e njeriut që mund të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut

Amerika
Shefi i NATO-s i referohet Trumpit si 'baba' ndërsa vlerëson presidentin amerikan për armëpushimin Izrael-Iran

Shefi i NATO-s i referohet Trumpit si 'baba' ndërsa vlerëson presidentin amerikan për armëpushimin Izrael-Iran

Botë
Kalo në kategori
OSZAR »