LAJMI I FUNDIT:

Tare gëzon tifozët e Milanit, konfirmon qëndrimin e dy yjeve të skuadrës

Tare gëzon tifozët e Milanit, konfirmon qëndrimin e dy yjeve të skuadrës

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se dy nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Rafael Leao dhe Mike Maignan, do të vazhdojnë të jenë pjesë e kuqezinjve edhe sezonin e ardhshëm.

“Leao është një lojtar shumë, shumë i mirë. Ai është një lojtar kyç për ne dhe projektin tonë,” theksoi Tare, mes spekulimeve që e lidhin anësorin me Bayern Munich.

Ylli 25-vjeçar portugez, i cili shënoi 12 gola dhe dha 9 asistime në 38 paraqitje sezonin e kaluar, mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Milanit.


Tare hodhi poshtë zërat për një ofertë nga Bayern, duke deklaruar: “Nuk kemi marrë asnjë propozim deri më tani. Janë vetëm thashetheme mediatike”, tha Tare.

Me kontratën e Leaos që vlen deri në vitin 2028, Milani është i përqendruar në ndërtimin e ekipit rreth tij.

Sa i përket portierit Mike Maignan, Tare konfirmoi se edhe ai do të qëndrojë në “San Siro”. Chelsea kishte shprehur interes për gardianin francez, por nuk arriti të gjejë marrëveshje për transferimin.

“Mike Maignan do të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm. Pati interes nga një klub i Ligës Premier (Chelsea), por nuk gjetëm një marrëveshje. Vendosëm ta mbanim Miken”.

“Nuk e di kurrë se çfarë ndodh në treg… por ne duam që Maignan të qëndrojë”, përfundoi drejtori sportiv i Milanit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Kur dikush vdes, të gjithë themi se ishte njeri i mirë", Mourinho me fjalë të përzgjedhura për Diogo Jotan

Premier League
Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas - zbardhen detaje të reja

Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas - zbardhen detaje të reja

Premier League
Liverpooli bën veprimin e paimagjinueshëm për familjen e Diogo Jotas

Liverpooli bën veprimin e paimagjinueshëm për familjen e Diogo Jotas

Premier League
Babai i Lamine Yamal thumbon Nico Williamsin pas tradhtisë që ia bëri Barcelonës

Babai i Lamine Yamal thumbon Nico Williamsin pas tradhtisë që ia bëri Barcelonës

La Liga
Kanë nisur hetimet për aksidentin tragjik të Diogo Jotas - ka prova në vendngjarje

Kanë nisur hetimet për aksidentin tragjik të Diogo Jotas - ka prova në vendngjarje

Premier League
Një minutë heshtje, një jetë dhimbje – lotët e Cancelos dhe Neves flasin më shumë se fjalët për Diogo Jotan

Një minutë heshtje, një jetë dhimbje – lotët e Cancelos dhe Neves flasin më shumë se fjalët për Diogo Jotan

Ligat tjera
Kalo në kategori
OSZAR »