Dyfishimi i tarifës amerikane për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit hyn në fuqi të martën (04.06.).
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dekretin përkatës të martën vonë në mbrëmje (me orën lokale), duke zbatuar njoftimin e tij javën e kaluar për të rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat kanë qenë në fuqi që nga marsi, nga 25 përqind në 50 për qind.
Sipas Trump, tarifat e reja duhet të forcojnë industrinë amerikane të çelikut.
Presidenti amerikan tha se “doganat” janë të preferuarat e tij absolute në një fjalim para punëtorëve në një fabrikë çeliku në shtetin amerikan të Pensilvanisë.
Dhe industria gjermane e çelikut shprehet me shqetësim.
Vendimi i presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut shënon një nivel të ri përshkallëzimi në konfliktin tregtar transatlantik, sipas industrisë gjermanë të çelikut.
Kerstin Maria Rippel, drejtore Ekzekutive e Shoqatës Gjermane të Çelikut , tha se tarifat prej 50 për qind mbi eksportet e çelikut shihen si “një barrë e madhe për sektorin tonë, pasi do të rriset më tej presioni mbi një ekonomi tashmë të goditur nga kriza”.
Tarifat do të godasin industrinë e çelikut në mënyra të ndryshme, sipas Rippel.
Nga masat goditen veçanërisht rëndë eksportet direkte në SHBA.
Edhe më problematik është efekti indirekt: vendet tradicionale furnizuese mund të braktisin tregun amerikan dhe ta ridrejtojnë çelikun e tyre në tregun e BE-së për shkak të “tarifave ekstreme”.
Kjo do ta rrisë edhe më shumë presionin tashmë të fortë në Evropë.
BE-ja gjithashtu e ka kritikuar ashpër njoftimin e ri të tarifave dhe ka kërcënuar të reagojë para verës.
BE përgatit masa për mesin e korrikut
“Ne shprehim keqardhje të thellë për vendimin e Trumpit për rritjen e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut dhe aluminit nga 25 në 50 për qind”, tha zëdhënësi i politikës tregtare të Komisionit Evropian në Bruksel.
Tarifat minojnë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen tregtare përmes negociatave, krijojnë pasiguri shtesë për ekonominë globale dhe rrisin kostot për konsumatorët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut.
BE është gati të marrë kundërmasa, u tha në Bruksel.
Masat e BE mund të hyjnë në fuqi edhe para 14 korrikut.
Sipas planeve aktuale, kundër-tarifat e BE-së që janë tashmë në fuqi për shkak të vendimeve të mëparshme të tarifave të Trump do të hyjnë në fuqi automatikisht.
Dëmtimi i konsumatorëve në SHBA
Importi i produkteve të çelikut në SHBA mund të bëhet dukshëm më i vështirë për shkak të dyfishimit të tarifave.
Çmimi i çelikut në SHBA mund të rritet në afat të mesëm.
Në vitin 2024, SHBA-ja ishte menjëherë pas BE-së, importuesi më i madh i çelikut në botë. Gjermania është prodhuesi më i madh i çelikut në Bashkimin Evropian.
Trump tashmë ka njoftuar, kërcënuar ose zbatuar një numër tarifash të tjera, duke përfshirë një taksë të re ndëshkuese prej dhjetë për qind të vlerës së mallrave në pothuajse të gjitha importet, si dhe tarifa specifike më të larta për importet nga shumë vende.
Në Amerikë po kryhen procedura të ndryshme në lidhje me ligjshmërinë e tyre, sepse pyetja është nëse presidenti amerikan është i autorizuar të vendosë tarifa në këtë mënyrë apo është brenda kompetencës së Kongresit.
Çështja e çelikut me siguri që do të jetë një prej temave këtë të enjte, në takimin e kancelarit Friedrich Merz me presidentin Trump në Uashington. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Biznesmeni Diamant Hysenaj, kandidon për nominimin republikan për Distriktin e 14-të të Kongresit në New York

Danimarka prezanton rekrutimin ushtarak për gratë, është një sistem lotarie

Çfarë është një ‘kupolë e nxehtësisë’ – dhe për sa kohë do të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar?

Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo

Çfarë është një 'kupolë e nxehtësisë' - dhe për sa kohë do të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar?

“Mister në ajër”: Aeroplani nuk vazhdoi për në Beograd, bëri ‘pesë rrathë’ dhe zbarkoi sërish në Nish

Ukrainasit zhvillojnë municion kundër dronëve

Alarme 'të papara' në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla - ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Evropën

Nga festa në kaos: Pamje dramatike të një sherri që shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Receta të freskëta dhe të zgjuara për ditët e verës, nga frigoriferi yt me AI

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë