Kompania kineze TikTok planifikon të investojë një miliard euro për ndërtimin e qendrës së parë të të dhënave në Finlandë, ka konfirmuar një zëdhënës i kompanisë. Zëdhënësi ka refuzuar të japë më shumë detaje, por ka konfirmuar informacionin që më parë ishte zbuluar për agjencinë Reuters nga dy burime anonime të mirinformuara.
Zyra e kryeministrit finlandez nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. TikTok, i cili ka mbi 175 milionë përdorues në Evropë, planifikon të shpallë ndërtimin e disa qendrave të tjera të të dhënave në vitet në vijim, sipas burimeve të përmendura.
Kompania është në pronësi të firmës kineze ByteDance dhe është vënë në shënjestër si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi disa kritikë janë të shqetësuar se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve evropianë që përdorin TikTok.
Disa vende, Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe institucione të tjera u kanë ndaluar punonjësve të tyre ta kenë aplikacionin TikTok në telefonat e punës për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë së të dhënave, ndërkohë që qeveria amerikane i ka kërkuar TikTok-ut të shesë biznesin e saj në SHBA, duke u thirrur në arsye të sigurisë kombëtare.
Vendet nordike janë kthyer në destinacione tërheqëse për qendrat e të dhënave të kompanive teknologjike, nga Microsoft deri te Meta, për shkak se temperaturat më të ulëta ndihmojnë në uljen e kostove të energjisë. Një faktor i rëndësishëm është edhe disponueshmëria e energjisë elektrike të lirë dhe pa emetime ndotëse, shton agjencia britanike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Seiko mposht kompanitë zvicerane në garën për orën më të mirë

Nëse keni një nga këto modele të iPhone, YouTube nuk do t’ju funksionojë më

Google Translate më në fund po mëson kontekstin kur përkthen

Inteligjencën artificiale mund ta përdorni edhe pa internet me ndihmën e aplikacionit të ri nga Google

Samsung paralajmëron Samsung paralajmëron Z Fold 7 Ultra të ri të ri

Shefi i njërit prej “laboratorëve kryesorë të Inteligjencës Artificiale" tregon se si teknologjia mund të shkaktojë papunësi masive

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Musk thotë se Trump do t’i humbte zgjedhjet pa të, e presidenti amerikan e quan të çmendur dhe e kërcënon me ndërprerjen e subvencioneve për kompanitë e tij

Pse Trump ka ndaluar udhëtimet nga këto 12 vende?

Musk: Koha për ta hedhur bombën e madhe, Trump është në dosjet Epstein – kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike

Trump nënshkruan vendimin për ndalimin e udhëtimeve në SHBA nga 12 vende

Panduri tregon lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë

Wanda Nara flitet për një lidhje dashurie me Achraf Hakimin, i cili ishte shok skuadre me Mauro Icardin