TikTok përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh – dërgoi në Kinë të dhënat e përdoruesve

TikTok do të përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh për dërgimin e të dhënave private të përdoruesve evropianë në Kinë.
Bloomberg raporton se Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili mbikëqyr operacionet e ByteDance, pronari i TikTok-ut në Evropë, mund të vendosë një gjobë para fundit të prillit.
Gjobën do ta shkaktonte një hetim katërvjeçar mbi mënyrën se si TikTok menaxhon të dhënat. Mendohet se është konkluduar se ByteDance ka shkelur ligjet evropiane për mbrojtjen e të dhënave duke dërguar të dhënat private të përdoruesve në Kinë, ku inxhinierët kishin qasje. Kina është e njohur për mbikëqyrjen e saj të gjerë teknologjike.
“TikTok pretendon se të dhënat e përdoruesve nga Bashkimi Evropian dërgohen në SHBA dhe jo në Kinë, megjithatë, ne kemi konkluduar se ka mundësi që inxhinierët që janë të ngarkuar me mbajtjen e teknologjisë AI në Kinë të kenë mundësi të kenë qasje në ato të dhëna”, ka deklaruar Helen Dixon, ish-komisionere irlandeze për mbrojtjen e të dhënave, në mars 2021, kur nisi hetimi.
Irlanda udhëheq hetimin sepse sipas ligjit, vendi ku ndodhen operacionet evropiane të kompanive mbikëqyr përputhshmërinë dhe zbatimin e tij. Selia evropiane e ByteDance është në Dublin, dhe Bloomberg raporton se data përfundimtare dhe shuma e gjobës nuk janë përcaktuar ende dhe mund të ndryshojnë.
Ky nuk është problemi i vetëm për ByteDance, pasi fati i TikTok-ut në SHBA “varet nga një fije” kablli. Afati për të gjetur një blerës skadon më 5 prill, dhe nëse nuk realizohet, TikTok rrezikon ndalimin në SHBA. Disa mundësi ekzistojnë, përfshirë Amazon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Prodhuesi i telefonave inteligjentë “Made in America” ka një mesazh për Apple në lidhje me prodhimin në SHBA

Inteligjencën artificiale mund ta përdorni edhe pa internet me ndihmën e aplikacionit të ri nga Google

Kreu i programit të robotëve të Tesla-s po largohet nga kompania

Koreja e Veriut goditet nga një ndërprerje e madhe e internetit
Musk i bindur se Rusia e Kina, nuk mund të rrëzojnë mbi 2 mijë satelitë të Starlink

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Një grua theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, vritet nga policia gjermane

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye" - përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Hamza dhe Ademi, dy trashëgimtarët e familjes Jashari, në “Air Albania” për të përkrahur Kombëtaren

F-16 ukrainas rrëzon aeroplanin rus SU-35

Starlink i Muskut përbën kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane