Barcelona pritet të aprovojë disa largime nga skuadra përpara fillimit të sezonit të ri në muajin gusht.
Klubi nuk planifikon afrime të mëdha, pasi tashmë ka arritur marrëveshje për një portier të ri, Joan Garcia, i ka mbërritur nga rivalët e qytetit, Espanyol, për të zëvendësuar numrin një aktual.
Megjithatë, me klubin që vazhdon të funksionojë sipas rregullit 1:1 në afatin kalimtar(një dalje për çdo hyrje), Flick duhet të shesë lojtarë për të ruajtur ekuilibrin financiar.
Mbrojtësi Andreas Christensen ishte përfolur për një largim, pasi dëmtimet ia pamundësuan pjesëmarrjen gjatë sezonit debutues të Flick në stol.
Reprezentuesi danez kaloi thuajse të gjithë sezonin 2024/2025 jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në thembër, ndjekur nga një tjetër problem muskulor.
Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez janë shfaqur si zgjedhjet e preferuara të Flick në qendër të mbrojtjes, të mbështetur nga Ronald Araujo.
Me të tre që priten të qëndrojnë, pavarësisht se Araujo ka një klauzolë largimi në kontratë, Christensen ka përfunduar në radarin e disa klubeve nga Arabia Saudite.
Megjithëse ofertat financiare nga Lindja e Mesme janë tërheqëse, raportimet nga Cadena SER bëjnë të ditur se ish-mbrojtësi i Chelseat nuk është i interesuar dhe ka vendosur të refuzojë çdo ofertë për largim.
Gjithashtu, Juventus dhe Milan janë përfolur si të interesuara për 29-vjeçarin, por ai është i vendosur të qëndrojë në Kataloni dhe të respektojë deri në fund kontratën e tij, e cila përfundon në verën e vitit 2026./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rindërtimi i aksidentit: Si vdiq Diogo Jota, çfarë ndodhi gjatë parakalimit dhe komunikata e policisë

Pasuria që Diogo Jota i la gruas dhe 3 fëmijëve pas vdekjes tragjike – sa fitonte ylli i Liverpoolit

Dështoi me Nico Willimas, Deco hidhet ‘në sulm’ për opsionin e dytë

Pasuria që Diogo Jota i la gruas dhe 3 fëmijëve pas vdekjes tragjike - sa fitonte ylli i Liverpoolit

Rindërtimi i aksidentit: Si vdiq Diogo Jota, çfarë ndodhi gjatë parakalimit dhe komunikata e policisë

Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas - zbardhen detaje të reja

Befasoi Real Madridin, shokoi Man Cityn - por jo edhe Fluminensen: Al Hilal eliminohet nga Botërori i Klubeve

Salah bën një veprim shumë fisnik pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas

"Kur dikush vdes, të gjithë themi se ishte njeri i mirë", Mourinho me fjalë të përzgjedhura për Diogo Jotan

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë